Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes për energjinë në Veri, mes Serbisë dhe Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përmes një mesazhi në Tiwtter Rama thekson se kjo është rruga e duhur, pasi të tjerat janë humbje kohe duke gënjyer veten.
REAGIMI I RAMES
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!

Kjo marrëveshje u mirëpriti edhe nga Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi dy delegacionet e dy vendeve arritën dakordësinë për për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.




