Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Kosovës ka thënë se duhet të formohet Komision i përbashkët për rishikim e marrëveshjes së Demarkacionit të dëmshëm e me plot gabime me Malin e Zi.

“Së bashku me Qeverinë e Malit të Zi duhet të formohet Komisioni i përbashkët për rishikimin e marrëveshjes dhe korrigjimin e gabimeve. Duhet pritur formimi i Komisionit nga Mali i Zi, pastaj të koordinohen aktivitetet në terren, ne në fakt jemi të gatshëm”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit.

Kurti tha se edhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

“Besoj se edhe qeveria e Malit të Zi do të reflektojë”, ka thëne Kryeministri Kurti.

Lexo po ashtu:  Meta sulmon rreptë oligarkun Rama: Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *