Një dron kamikaz i komanduar nga forcat e Ukrainës ka shpërthyer këtë të mërkurë në një rafineri të madhe nafte brenda territorit të Rusisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Rostovit ku ndodhet edhe rafineria e naftës Novoshakhtinsk. Ndërkohë, disa persona që ndodheshin jo larg nga rafineria kanë arritur të filmojnë momentin para se droni të sulmonte rafinerinë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Flakët përfshinë menjëherë ambientin e rafinerisë, ndërsa tymi pushtoi zonën.
Personat që filmuan pamjet fillimisht po bënin shaka me dronin teksa po fluturonte mbi kokat e tyre, ndërsa më pas u pushtuan nga frika.





