Gjatë konferencës në Bruksel kryeministri Edi Rama shprehu keqardhje për Samiti i BE-së nuk solli asnjë rezultat pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rama tha se i vjen keq që BE-ja u tregua e paaftë të çlirojë dy pengje Shqipërinë dhe MV nga vetoja bullgare.

Rama tha se nuk është surpriza nga rezultati i Samitit, ndërsa me batutë i bëri thirrje gazetarëve që të lexojnë postimet e Ramës në Twitter dhe jo propagandën serbe.

“Me vjen keq për BE-në. BE-ja është e paafatë të çlirojë dy pengje si Shqipëria dhe MV nga Bullgaria. Sot është ditë historike për keq. Ata kanë një problem shumë të madh. Mendoj që do të arrijmë aty, kjo është e sigurt, me shpresë përpara shekullit tjetër. Ne do vazhdojmë të jemi në pozitën deri sa ata të thonë që është faji i tyre dhe jo i joni. Nuk prisja asgjë tjetër nga ajo që mora këtu. Asnjë surprizë, kishte pak shpresë këtu, e kam të shkruar, lexoni te Twitter-in tim jo te propaganda serbe”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Ish-kongresisti republikan: Nëse Biden zgjidhet president, Kosova do ta ketë dikë në SHBA që ua njeh historinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *