Duke qenë njohës i thellë i rrethanave gjeo-politike, Fishta ishte i bindur se shtetet e korruptuara të Evropës po e digjnin kombin shqiptar, me qëllim për të kënaqur orekset e shteteve sllave (Rusi-Serbi) dhe me qëllim për ta dënuar një komb të tërë, asokohe kombin me numrin më të madh të banorëve në Ballkan, kombin shqiptar.

Duket sikur historia po përsëritet edhe sot. Edhe atëherë i pavdekshmi Fishta kishte derdhur tërë mllefin e pezmin, ku tjetër pos te shkaktari kryesor i katrahurës shqiptare, te Fuqitë e Mëdha të Evropës, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Lexoni pjesë nga Lahuta e Malcisë, shkodër 1933:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re  mohit, besës së Zotit!
Po, á ky asht sheji i qytetnisë?
Me da token e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë

Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra qi m’ kto brigje
Per tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Publicisti Uk Lushi ka publikuar një shkëmbim emailesh para 16 vjetësh me Albin Kurtin: "Të gjitha ato janë të qeverisura nga klika, nga oligarki, me një tiran arrogant në krye (Veton S., Agim Z., Blerim Sh., Aferdita S. etj.) Mediat e tyre janë primitivisht biznese politike."

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *