Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën kanë vizituar sot akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e ditëlindjes së tij të 86-të.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti teksa ka njoftuar për takimin, Qosjen e ka quajtur mendjemprehtë, person me kujtesë të kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të fuqishme.

“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi”.

“Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”.

Rexhep Qosja është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar.

Lexo po ashtu:  Parisi ndalon dhënien me qira të skuterave elektrikë – Arsyeja, shqetësimet në rritje për sigurinë publike, përfshirë trotuaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *