Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca synon të rrisë në mënyrë cilësore forcën e reagimit të shpejtë.

Ne do të transformojmë njësitë e përgjigjes së shpejtë dhe të emergjencës në 300 000 trupa, ka thënë ai para mbajtjes së samitit të Madridit.

Stoltenberg ka shtuar se disa pjre grupe luftimi në Europën Lindore do të përforcohen deri në nivel brigade, duke përcjellë një mesazh frenimi për Rusinë.

Në Samit pritet që aleanca të ndryshojë edhe përkufizimin e Rusisë e cila në vitin 2010 u cilësua partner strategjik.

Lexo po ashtu:  Ambasada amerikane në Kosovë në në linjë me Qeverinë Kurti: "Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerëve dhe aleatëve"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *