Kemi dëgjuar shpesh të na thuhet se nuk duhet gjykuar asnjëherë një libër nga kopertina dhe mundet edhe ta kemi vërtetuar vetë një gjë të tillë me paragjykimet që mund të kemi bërë shpesh të pamenduara.

Në qendër të këtij artikulli është Mary Ann Bevan që njihej si “gruaja më e shëmtuar në botë”, por përtej cilësimit tepër përulës nga njerëzit, qëndronte një grua e bukur që u ekspozua për publikun vetëm për të rritur siç duhej fëmijët e saj. Ajo ka bërë sakrificën e shumë nënave, atë të vetësakrifikimit për të mirën e fëmijëve dhe për këtë duhet vlerësuar padyshim si “gruaja me shpirtin më të bukur në botë”. Standardet e bukurisë janë të kota, pasi bukuria një ditë shuhet. Ai që mbetet, është padyshim shpirti i mirë.

Kjo është Mary Ann Bevan, e cilësuar si “gruaja më e shëmtuar në butë”, por nëse e njeh historinë e saj, me siguri do ta quash edhe ti “gruaja më e bukur në botë”. Mary Ann vuante nga akromegalia, një sëmundje endokrinologjike e shoqëruar më shtim të prodhimit të hormonit të rritjes. Një nga shenjat klinike të kësaj sëmundje është dhe deformimi i fytyrës (“fytyrë kali”). Pavarësisht sëmundjes së saj të rëndë, asaj i duhet të mbante edhe fëmijët e saj.

Lexo po ashtu:  Gjithmonë do gjendet një dorë gruaje…

Pasi kishte marrë shumë broche, u detyrua të merrte pjesë në konkursin “Gruaja më e shëmtuar në botë”, ku dhe e fitoi çmimi përulës. Më pas u përfshi me grupin e cirkut dhe merrte pjesë në shumë shfaqje, në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe, ku të gjithë njerëzit që e shihnin e cilësonin si “Më e shëmtuara në botë”. Asaj i është dashur të durojë gjithë talljet e njerëzve për të rritur fëmijët e saj dhe për t’u dhënë atyre arsimimin e duhur. Në vitin 1933 u transferua në SHBA ku dhe vdiq.

Nëse duhet të ekzistojnë standarde për bukurinë e shpirtit, Mary Ann Bevan do të ishte femra më e bukur në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *