T’i vendosim pikat mbi i:
■ Kush nuk e lejon Serbinë me u rikthy e me hy në Kosovë me zgjedhje, me referendume, me territor, me Zajednicë, me kontrabandë, sidomos kush kërkon reciprocitet – e lufton UÇK-në. Pikë.
■ Kush nuk përulet me respekt para viktimave serbe të “organizatës terroriste shqiptare UÇK”, kush nuk ia falë Serbisë gjenocidin antishqiptar pa kërkuar falje, shkurt kush nuk i jep diçka Serbisë – e lufton UÇK-në. Pikë.
■ Kush nuk e rritë menjëherë pagesën edhe për ata që nuk kanë luftuar kundër Serbisë – e lufton UÇK-në. Pikë.
■ Sidomos kjo puna e pareve është kriteri kryesor, sepse kush nuk kupton se lufta vullnetare e UÇK-së dje, ashtu si puna vullnetare në përgjithësi sot, janë luftë e punë me/dhe për pagesë – e lufton UÇK-në. Pikë.
■ Kush nuk kupton se pika e fundit është e pavlefshme vetëm kur anulohen tri pikat e para dhe situata kthehet në gjendjen e para 14 shkurtit 2021 – e lufton UÇK-në. Pikë.
Firmosur, me firmë firmato:
Nga zëdhënësit e sotëm të UÇK-së! Pikë./Hysamedin Feraj/
Lexo po ashtu:  Delegacioni franko-gjerman me “porosi të veçantë” për Kurtin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *