Fëmijët sot ushqehen më keq, dhe një pjesë e fajit duket se është publiciteti i produkteve të konsumit. Mbipesha fëminor është një fenomen që është përhapur në mbarë botën perëndimore, dhe një ndër shkaqet është pikërisht edhe ushqyerja me tepricë të sheqernave, që është faktor i rrezikshëm për shumë sëmundje.

Dhe sipas një studimi të një qendre të specializuar amerikane publiciteti për ushqimet për fëmijë, si snack, ëmbëlsira, biskota, karamele etj shpesh të paketuara edhe me personazhet e dashur të përrallave, ndikojnë në regjimin e tyre ushqimor.

Sipas kërkuesve fëmijët deri në moshën 5 vjeçare zhvillojnë zakonet ushqimore, gjë që ndikon më pas në gjithë jetën. Dhe sot, të vegjlit lënë mënjanë ushqimet e shëndetshme, frutat dhe zarzavatet, duke preferuar dhe kërkuar me ngulm ushqimet e paketuara bukur që sigurisht nuk kanë të njëjtat vlera nutricionale me të parat.

Sipas raportit të fundit të Unicef janë 38.3 mln fëmijët nën moshën 5 vjeç që janë me mbipeshë. Mjekët dhe autorët e studimit sugjerojnë që e vetmja zgjidhje është reduktimi i këtij marketingu në media dhe kryesisht në televizion.

Lexo po ashtu:  Gjyshër “hapni rrugën”; Fëmijët duhet t’i rrisin prindërit, ja çfarë thotë mjekja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *