Më 3 korrik 1927, një nga simbolet e rezistencës shqiptare kundër pushtimit serb, luftëtarja me zë Shote Galica, do të japë shpirt në varfëri të skajshme në Fushë Krujë, kujton për lexuesit e vet e pavarura MekuliPress.

Shote Galica kishte kërkuar më parë ndihmë për kafshatën e gojës nga Ahmet Zogu, përmes një letre me këto fjalë:

“Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kacake të Kosovës. Gjindem në katundin Shullaz të Krujës, kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi.

Janë fëmijët e luftarëve të vram për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”.

Siq thuhet ndihma e kërkuar nuk i erdhi kurrë heroinës shqiptare. Ajo vdiq në varfëri dhe mjerim.

Lexo po ashtu:  Sa pasuri ka mesatarisht një familje shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *