Disa studiues izraelitë, kanë vënë re në një studim të fundit një ngjashmëri të caktuar tëaromës që kanë trupat e njerëzve që janë miq me njëri-tjetrin, duke spekuluar se ajo mund të jetë një faktor në favorizimin e miqësive të caktuara ndaj të tjerave.

Po ashtu studimi theksoi se si aroma e njerëzve që nuk njihen ende më njeri-tjetrin, mund të përdoret për të parashikuar ndjesinë e tyre se mund të kenë një lidhje të mirë me ata që sapo kanë takuar. Natyrisht, çdo miqësi është unike, dhe ajo krijohet në bazë të kohërave dhe rrethanave të veçanta, faktorëve të llojeve të ndryshme si ata mjedisorë, të cilët kombinohen më pas me ato që lidhen me tiparet e karakterit të çdo personi.

Po ashtu, ajo që përcakton një miqësi janë gjërat e përbashkëta, interesat e përbashkëta, dhe vetë mënyra e të menduarit, e cila rrjedh pjesërisht nga përbërja gjenetike e dikujt. Por hulumtimi i ri hipotetizon se midis variablave të shumtë, mbi të cilët ne nuk kemi praktikisht asnjë kontroll, është edhe aroma, e cila ka një peshë të caktuar në fazat e hershme të ndërtimit të miqësive, të cilat lindin gati menjëherë mes njerëzve që ndjejnë se kanë një mirëkuptim tëveçantë.

Lexo po ashtu:  A e dini historinë “Po shkunden plakat”?

Për të vërtetuar hipotezën e tyre, ekipi zgjodhi 20 çifte personash të të njëjtës gjini (10 çifte grash dhe po aq burrash) të cilët kishin krijuar menjëherë një miqësi të fortë midis tyre. Më pas, secilit pjesëmarrës iu kërkua të shmangte për disa ditë ushqimet që ndikojnë në erën e trupit, si qepa dhe hudhra, të mos përdorte deodorantë, dhe të lahej me një sapun pa erë që iu shpërnda që në fillim të eksperimentit, në mënyrë që të ishte i njëjtë për të gjithë.

Në fund të fazës së parë, secili pjesëmarrës duhej të flinte një natë i veshur me një bluzë, që iu dha po ashtu nga grupi kërkimor. Bluzat iu nënshtruan më pas analizës së një “hunde elektronike”, një pajisje e aftë të analizojë substancat që përbëjnë një erë të caktuar, dhe një kontrolli nga 25 vullnetarë, të ndarë në dy grupe, të cilëve iu kërkua të gjenin ndonjë ngjashmëri midis aromës së një bluze me një tjetër.

Lexo po ashtu:  Është cilësi e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.

Shumica e çifteve të miqve, kishin aroma të ngjashme dhe vështirë se mund të krahasoheshinme atë të anëtarëve të çifteve të tjera. Kjo mund të nënkuptojë se aroma ishte një nga faktorët që e favorizuan fillimin e miqësisë së tyre, edhe për këtë arsye ajo lindi shumë shpejt.

Megjithatë, nuk është dhe aq e pazakontë që dy njerëz që shoqërohen me njëri–tjetrin, të kenë aroma trupore pak a shumë të ngjashme. Pasi ata kanë të ngjarë të kenë stile jetese të ngjashme, dhe të hanë pak a shumë të njëjtat gjëra. Prandaj, studiuesve u duhej një element tjetër për të kuptuar nëse aroma e ngjashme kishte lindur para miqësisë apo anasjelltas.

Prandaj lindi ideja e një eksperimenti të dytë, ku u përfshinë 132 persona, të cilët nuk njiheshin me njëri-tjetrin, dhe me të njëjtin test të bluzës. Më pas pjesëmarrësve iu kërkua të luanin në çifte, një lojë të thjeshtë që kishte të bënte me imitimin e lëvizjeve të njëri-tjetrit.

Më pas, ata duhej të plotësonin një pyetësor që tregonte nëse kishin apo jo një mirëkuptim me shokun e tyre të lojës. Duke analizuar bluzat, grupi hulumtues ishte në gjendje të parashikonte praninë ose mungesën e një marrëveshjeje të caktuar në 71 për qind të rasteve, krahasuar me atë që ishte shënuar në pyetësorë.

Lexo po ashtu:  Mbani lule jasemin në dhomë: E largon ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut

Aromat e ngjashme me tonat, perceptohen zakonisht si të këndshme, dhe për këtë arsye ne mund t’i marrim parasysh kur njohim dikë në mënyrë të pavetëdijshme, së bashku me shumë faktorë të tjerë për të cilët gjykimi ynë është i vetëdijshëm, duke filluar për shembull nga origjina e tyre dhe interesat e përbashkëta që dalin gjatë një bisede. Por studimi e pranon se variablat që çojnë në lindjen e një miqësie janë të shumta, dhe se disa, sikurse është aroma, mund të jenë mbizotëruese për disa dhe jo për të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *