Një hartë e tundur nga Devlet Bahceli, aleat i presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, ku disa ishuj të Greqisë prezantoheshin si territor turk, ka vënë në lëvizje politikën greke. Kryeministri Mitsotakis ka kërkuar sqarime nga Ankaraja mbi hartën, ndërkohë që mediat greke kanë këmbëngulur për të marrë qëndrime nga aktorë ndërkombëtarë mbi këtë çështje.

“Pozicioni ynë mbi këtë çështje është i qartë, sovraniteti i Greqisë nuk është në pikëpyetje”, ka deklaruar për mediat greke një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Po dje, mediat greke tërhoqën një koment edhe të ambasadorit gjermanë në Athinë, Ernst Reichel, që deklaronte se çdo pretendim është i papranueshëm.

Vetë diskutimi në këtë formë është i ri, pasi harta të rishikuara janë publikuar edhe më parë, por kriza në Ukrainë ka provuar se ai që duket si sistem i konsoliduar parimesh, mes të cilëve edhe parimi i moscenimit të kufijve, është më i brishtë sesa mendohej. Mënyra sesi do të marrë zgjidhje Ukraina, padyshim që do të ndikojë në rajone të tjera, ku Egjeu ngjan pikë ndër më kritiket.

Lexo po ashtu:  KMDLNj: Përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me ligj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *