Në vendimin e Britanisë së Madhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, sipas këtij të fundit, përmendet edhe biznesmeni kontrovers Damir Fazlliç.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike deklaroi Sali Berisha.
Vite më parë kur qeveriste Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ishte shfaqur vërtet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë krah ish-kryeministrit. Por ai nuk është një personazh që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës u zhduk krejtësisht. Jo vetëm kaq, por ai ka përfituar gjithashtu kontrata nga qeveria “Rama”.

Në shkurt 2014 disa muaj pasi socialistët kishin ardhur në pushtet, tenderin e linjës së tensionit të lartë, të financuar nga gjermanët e KFW, që lidh Tiranën me kufirin e më pas me Prishtinën, e fitoi pikërisht kompania boshnjake “Energoinvest”, me një vlerë prej 29 milionë eurosh. Kjo e fundit, e akuzuar nga socialistët atëhere në opozitë si firma e Damir Fazlliç, është firmosur si fituese nga drejtori i OST asokohe i emwruar nga qeveria “Rama” në fund të vitit 2013. Ndryshe nga akuzat e atëhershme të kohës kur ishte në opozitë, qeveria “Rama” jo vetëm që e gjeti fituese firmën e Fazlliçit, por e shpalli atë edhe me një ofertë rreth 2 milionë euro më të lartë.
Përtej kësaj Damir Fazllic ka qenë gjithashtu i pranishëm në evente me pjesëmarrje të Edi Ramës. Në shkurt 2020, biznesmeni kontrovers qëndronte i ulur në konferencën për shtyp që po jepte Edi Rama në Uashington.
Ndryshe nga akuzat e kohës kur ishte në opozitë për marrje tenderash të dyshimtë në emër të lobimit për Sali Berishën në SHBA, Damir Fazlliç vijoi të ishte i afërt edhe me Edi Ramën. As sot pas 9 vitesh nga pushteti i Berishës, nuk i ka hyrë “gjëmb në këmbë” nga qeveria “Rama 3”. Berisha “non grata” nga Britania e Madhe edhe prej lidhjeve me Damir Fazlliç, por ndërkohë biznesmeni serbo-boshnjak është gjithashtu i lidhur me Edi Ramën. Pikëpyetjet mbeten!




