E keni vënë re edhe ju që i kushtohet një rëndësi e veçantë dashurisë së nënës, ndërkohë që pëmenden mërrallë dashuria dhe sakrificat që bën një baba për fëmijët e tij? Kjo është paksa e padrejtë dhe sigurisht duhet të ndryshojë, ndaj edhe këtë artikull ia kemi kushtuar pikërisht figurës së babait për fëmijët dhe për familjen. Babai është shtylla e një shtëpie. Pa bërë diferencime gjinore, pasi të dy prindërit kanë të drejta të barabarta në një familje, kur ne i referohemi një familjeje, realisht i referohemi mashkullit të saj. Ndoshta edhe sepse shoqëria jonë është maskiliste, por edhe sepse baballarët janë ata që sakrifikojnëndonjëherë më tepër se nënat për fëmijët e tyre. Një baba kurrë nuk do ta lejonte që fëmijës së tij t’i mungonte diçka.

Duke qenë një figurë shpesh autoritare në familje, baballarët mundohen të jenë më të ngurtë. E shprehin më pak dashurinë, ndoshta me mendimin se kështu do të sigurojnë kontrollin e duhur të familjes. Është e vërtetë që ndjenjat të bëjnë të dukesh ndonjëherë më i dobët emocionalisht dhe kjo mund të jetë arsyeja e “mburojës” që ata krijojnë rreth vetes.

Lexo po ashtu:  4 periudhat e jetës që nënat dhe vajzat duhet t’ikalojnë bashkë, për të gjetur Harmoni

Me siguri edhe ti je rritur në një familje të tillë, ku yt atë mund të mos e ketë shprehur shumë dashurinëndaj teje. Ama dije se të ka dashur dhe të do shumë. Mundohu ta kuptosh dhe t’i jesh mirënjohës/e për gjithë sakrificat që ka bërë në jetë, vetëm për të të mos munguar gjë. Dhe nëse ke diçka në dorë për ta bërë të lumtur, kurrë mos e mendo dy herë. Bëje. Koha kalon shpejt dhe mund të vijë një moment, kur do të pendohesh për çfarë nuk ke bërë. Ndaj, mundohu ta bësh babanë tënd të lumtur me aq mundësi sa të kesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *