Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkelje ligjore, sepse “Nëse e shihni tekstin e titullit që i ndahet znj. Dua Lipës, e shihni se në anën e djathtë të këtij titulli është një simbol që njihet si Vula e Presidentit Rugova e që identifikohet me një subjekt politik e që është LDK-ja e konsideron si të vetin. Është e vërtetë e madhe se ky simbol – Vula e Presidentit, nuk është simbol i autorizuar ligjërisht, andaj konsiderohet si simbol privat ose personal” duke shtuar se ajo ka përdorur Zyrën për promovime personale dhe familjare.

Sipas KMLDNJ-së, ajo e ka shndërruar takimin me Dua Lipën në ngjarje private e personale, për faktin se ishin të pranishëm bashkëshorti dhe vajzat e saj.

“Nëse e shihni tekstin e titullit që i ndahet znj. Dua Lipës, e shihni se në anën e djathtë të këtij titulli është një simbol që njihet si Vula e Presidentit Rugova e që identifikohet me një subjekt politik e që është LDK-ja e konsideron si të vetin. Është e vërtetë e madhe se ky simbol – Vula e Presidentit, nuk është simbol i autorizuar ligjërisht, andaj konsiderohet si simbol privat ose personal. Sipas njohësve të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, simbolet e një partie politike (në rastin konkret simbolet e LDK-së) nuk guxojnë të përdoren në dekretet dhe në asnjë dokument të presidentit të Republikës, sepse prish parametrat e neneve 80 – 81 të Kushtetutës që kërkojnë nga ajo/ai të kenë një qëndrim neutral në çështjet politike dhe të përfaqësojë unitetin e popullit e jo të një partie politike”, thuhet ndër të tjera.

Lexo po ashtu:  Pashkët, festa e të krishterëve. Ja kuriozitetet që ndoshta nuk i dini

Për përdorimin e kësaj vule, KMDLNJ-ja ka kërkuar që ky rast të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tyre paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *