1. E vërteta dhe saktësia
    Gazetarët nuk mund të garantojnë gjithmonë ‘të vërtetën’, por marrja e fakteve të drejta është parimi themelor i gazetarisë. Ne duhet të përpiqemi gjithmonë për saktësi, të japim të gjitha faktet relevante që kemi dhe të sigurohemi se janë të kontrolluar. Kur nuk mund të konfirmojmë informacionin, duhet ta themi këtë.

    2. Pavarësia

Gazetarët duhet të jenë zëra të pavarur; nuk duhet të veprojmë, formalisht apo joformalisht, në emër të interesave të veçanta qoftë politike, të biznesit, apo kulturore. Ne duhet t’i deklarojmë publikut – ndonjë prej përkatësive tona politike, të ardhurave financiare ose informacione të tjera personale që mund të përbëjnë një konflikt interesi.

3. Drejtësia dhe paanshmëria
Shumica e artikujve kanë të paktën dy anë. Ndërsa nuk ka asnjë detyrim për të paraqitur çdo anë në çdo artikull, ata duhet të jenë të balancuar dhe të shtojnë kontekstin. Objektiviteti nuk është gjithmonë i mundur dhe mund të mos jetë gjithmonë i dëshirueshëm (përballë brutalitetit ose akteve çnjerëzore, për shembull), por raportimi i paanshëm ndërton besim.

4. Humanizmi
Gazetarët nuk duhet të bëjnë dëm. Ajo që publikojmë ose transmetojmë mund të jetë e dëmshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e fjalëve dhe të imazheve tona në jetën e të tjerëve.

5. Llogaridhënia
Një shenjë e sigurt e profesionalizmit dhe gazetarisë së përgjegjshme është aftësia për të dhënë llogari. Kur bëjmë gabime ne duhet t’i korrigjojmë ato dhe shprehjet tona të pendesës duhet të jenë të sinqerta dhe jo cinike. Ne dëgjojmë shqetësimet e publikut. Ne nuk mund të ndryshojmë atë që lexuesit shkruajnë apo thonë, por gjithmonë do të sigurojmë mjete kkorrigjuese kur nuk kemi qenë të drejtë.

Lexo po ashtu:  Si po e financojnë kompanitë gjermane dezinformimin në Serbi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *