“As vetë s’e mora vesh kur nisa të të humbisja. Kur e kuptova ishte tepër vonë, tashmë kisha humbur. Tani e di pse ndodhi dhe ku ti ishe më e fortë. Në dashuri! Ti gjithmonë më mundje në dashuri; unë gjithmonë të doja më shumë nga sa më doje ti. Edhe kësaj radhe, dashuria ime qenkësh dobësia ime e vetme, thembra ime e Akilit dhe ti, me shumë zotësi, madje pa u matur fare, godite drejt e aty”

“Sa rëndësi ka kjo ndjesi e rehatisë, pa e ditur kush e krijon atë. Thonë se njerëzit e dashur, familja, por s’janë vetëm këto, ndodh ta krijojë një aromë, një ngjyrë, ngrohtësia ose, në të kundërt, freskia. Por ndodh, edhe dëbora tej dritares, ose çka dukej vërtetë e çuditshme, njerëzit e lodhur,që nxitojnë rrugëve. Si ta përcaktosh atë, gjendjen shpirtërore? Ndodh të mërzitesh pa shkak, pa e ditur ku ta futësh veten, kurse nganjëherë sikur gjithcka familjarizohet me ty, çka të çlodh dhe ti ndihesh i qetë, megjithëse nuk e di as vetë pse.”

Lexo po ashtu:  Një CD e hedhur nxjerr foto të reja të 11 Shtatorit (FOTO)

“… Une nuk luftoj per femrat, fare nuk luftoj. Per arsyen e thjeshte se, te luftosh per nje femer, nuk ka pike kuptimi, kurse ata qe luftojne e fitojne, ne fund njelloj humbasin, madje me humbje teper me te renda se ata qe nuk hyjne ne lufte…”, thote Stivi ”

“- Telefoni është diçka abstrakte, e çastit, – thoshte Stivi, – ai s’ka lidhje as me kohën, as me njeriun, zeri sikur këputet gjatë shqiptimit, atë nuk e fikson dot në kohë. Veç kësaj, meqë flitet shkurt, zëri nuk matet mirë, s’është i çiltër dhe mbetet tejet sipërfaqësor. Ai nuk tejçon dot emocione të thella, por vetëm gjendjen e çastit, pa folur pastaj për ndjenja, dhe kryesorja, ai nuk mbetet aty.

Letra është krejt ndryshe. Ajo kërkon kohë dhe mendim, përveçse mbetet e përjetshme, ajo është më vetësore, atë mund ta lexosh disa herë dhe ta ruash. Pastaj, edhe shkrimi. Letra nuk shkruhet në çast, ajo kërkon shumë kohë, ndoshta edhe disa ditë. Kjo do të thotë që tjetri mendon për ty, ai nuk e kursen tensionin e vet emocional. Çdo letër në thelb është vepër e krijuar vetëm për një person. Jo rasëtsisht i publikojmë letrat e njerëzve të shquar. Me një letër nuk i “lan duart” si me një telefonatë…”

Lexo po ashtu:  15 lajme të mira: Pse bota po ia hedh nga koronavirusi

(Anatoli Toss- Fantazitë e një gruaje) /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *