Nëse shihni pjesën e jashtme të një marketi me një sy kritik, mund të mendoni se një ekip majmunësh ka vendosur se ku ti vendosë produktet. Kompanitë e dinë që nëse jeni të fokusuar ndërsa psonisn, do të jeni më pak të prirur të bëni blerje impulsive apo blerje që s’kishit ndërmend t’i bënit, ndërkohë që vini rrotull nëpër dyqan. Imagjinoni sikur po përpiqeni të blini një konservë me bizele, dhe shkoni në raftin e zarzavateve të konservuara.

Dyqanet ushqimore mund të vendosin disa ushqime në rafte ku nuk do i prisnit të ishin, dhe kërkimi juaj për atë që po kërkoni mund të përfundojë duke blerë dhe gjëra që as kishit ndërmend. Ndoshta vutë re që shiteshin pite në vendin ku ndodheshin edhe produktet e konservuar dhe kështu vendosët të merrni një qese. Për t’ju ngatërruar edhe më tej, dyqanet e tilla krijojnë edhe ndërprerje që ju bëjnë të harroni kur keni parë një cmim të mirë për një gjë.

Lexo po ashtu:  New York Times ndalon përdorimin e arkivës së saj nga inteligjenca artificiale

Një studim i Universitetit të Stanfordit konkludoi se njerëzit që ndërpriteshin teksa kryenin një punë ishin më të prirur të “ndërmerrnin risqe”, se sa një individ që lejohet të kryejë i qetë punën e tij. Sa i përket blrjes, ndërmarrja e riskut vjen në formën e blerjes së produktit që po konsideroje të blije, përpara se të ndërpriteshe, edhe nëse kushton më shumë nga sa kishe ndërmend të paguaje. Në vend që të nxirrni makinën llogaritëse për të parë nëse konserva e madhe me misër ishte pazari më i mirë, ju harroni dhe blini të voglën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *