Nga Elvis Hoxha

Sa i takon fatit shtetndërtues të Kosovës, besoj se problemi nuk është shamia në shkollë, por cilësia e shkollës, përgatitja e stafit pedagogjik, thellësia e programit, larmia e lëndëve.

Nuk kam parë një pjesëmarrje të tillë si për problemin e shamisë që mbulon kokën, në diskutimin për cilësinë e vetë kokës.

Aty ku duhet pjesëmarrje në diskutimin publik, ne jemi indiferentë, ndërsa në të drejtën private, madje duhet të them intime të besimit, në marrim pjesë publikisht e masivisht.

Një gjë nuk po duket se e kuptojmë. Ne nuk jemi shtet fondamentalist ku administrimi i intimitetit të besimit rregullohet nga ekzekutivi. Në këtë mënyrë ne vetëm e vështirësojmë qeverisjen tonë si shtet, popull, komb e shoqëri. Duket sikur jemi një shoqëri që nuk i pëlqen të ndajë problemet për t’i zgjidhur, por vetëm t’i ngatërrojë për më e pasë sa më të vështirë të ardhmen.

Po pres me padurim që një ditë shoqëria të vlojë në debatin për cilësinë e dijes dhe kalimit të kohës te rinia, për tiparet pornografikë që po pushtojnë spektaklin dhe kulturën, për artin vulgar që na shurdhon veshët dhe na rrënon vështrimin, për punësimin varfanjak që e shkreton vullnetin e njeriu.

Lexo po ashtu:  Ja 10 arritjet e qeverisë Rakiq-Hoti

Por jo, deri tani asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *