Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian ka deklaruar se Kina do të vazhdojë me stërvitjet ushtarake në ngushticën e Tajvanit në mënyrë që të rrisë gatishmërinë luftarake ndaj çdo përpjekjeje për të shkëputur ishullin siç thotë ajo nga territori i vet. Në një deklaratë për mediat, Qian theksoi se Ushtria kineze do të shtypë separatistët tajvanezë me çdo mënyrë dhe do të bllokojë të gjitha fuqitë e huaja që të ndërhyjnë.

Deklarata vjen ndërkohë që në Taipei ndodhet për vizitë dy ditore një delegacion i Kongresit amerikan që drejtohet nga senatori Ed Markey. Ajo pason një vizitë të kryetares së Kongresit, Nancy Pelosi në ishull, që provokoi edhe tensionimin e situatës. Kina vendosi sanksione ndaj Pelosit, duke vënë në dukje se akte të tilla i hedhin benzinë zjarrit.

Tajvani administrohet që nga viti 1949 nga një administratë e veta pasi aty u strehuan forcat e Kuomintang të drejtuara nga Chiang Kai-shek, i mundur në betejën me komunistët e Mao Tse Dung.

Lexo po ashtu:  The Economist: Lindja është ngritur, Gjermania ka rënë, Britania ka dalë jashtë. Një rend i ri në Europë! Kush e ka drejtimin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *