Çdo njeri dëshiron që të rritë fëmijë zemërgjerë, të sinqertë dhe të guximshëm. Sidoqoftë, këto trajta nuk shfaqen nga asgjëja.

Shembujt personal dhe edukimi i mirë i fëmijës janë çelësi drejt suksesit.

Ekspertët kanë përpiluar një listë me gjërat të cilat duhet t’ua mësoni fëmijëve para se t’i mbushin 10 vjeç.

Duhet t’i respektoni djemtë e vajzat. Ata janë të barabartë
Respekti për tjerët është karakteristikë e rëndësishme të cilën duhet ta përvetësojë fëmija juaj, duke përfshirë edhe respektin për fëmijët e të njëjtës moshë pavarësisht gjinisë.

Mos u frikësoni të gaboni
Mësimi nga gabimet e tjerëve është talent i rrallë. Por, është shumë e rëndësishme të mësoni edhe nga gabimet dhe dështimet tuaja. Fëmija juaj nuk duhet të frikësohet të humb apo të bëjë gabim.

Njohuritë janë më të rëndësishme sesa notat në shkollë
Ndonjëherë prindërit nervozohen shumë kur fëmijët nuk marrin nota të mira në shkollë. Sidoqoftë, notat e mira jo domosdoshmërish janë indikatorë të njohurive të mira. Ju duhet t’i mësoni fëmijët se njohuritë janë më të rëndësishme sesa notat.

Lexo po ashtu:  Thënie për mësuesit dhe mësimdhënien!

Prindërit nuk janë armiqtë tuaj. Mund të kërkoni ndihmën e tyre
Miqësia me fëmijën nuk është çështje e lehtë, e posaçërisht kur fëmija ka shoqëri të veten. Mos bëni shumë presion. Dëshmojani fëmijës se mund t’ju besoj dhe shmangni qortimet dhe leksionet e gjata.

Gjithmonë qëndroni të gatshëm ta mbroni veten
Disa prind tregojnë më shumë respekt për mësuesit dhe njerëzit tjerë sesa për fëmijën e vet. Kjo mund të jetë arsyeja për pasiguritë në të ardhmen dhe për aftësinë që fëmija ta mbrojë veten. Shpjegoni fëmijës se respekti është i rëndësishëm, por aftësia për ta mbrojtur atë çfarë beson është e domosdoshme.

Nëse nuk kupton diçka, bëni pyetje
Bërja e pyetjeve është absolutisht normale. Është më mirë të bëni një pyetje sesa të aktroni se po kuptoni gjithçka.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *