Bilall Kasami, përkrahësi dhe mbështetësi i humbësit në raundin e parë zgjedhor për President Blerim Reka u deklarua mbrëmë në lidhje me raundin e dytë zgjedhor në garën për President më 5 maj.

“Lëvizja BESA apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes BESA, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 Maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. E rëndësishme për Lëvizjen BESA është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalsojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE.” thonë nga Besa e Kasamit.

Komentuesit politik si dhe qytetarët në rrjetet sociale e interpetojnë këtë thirrje të Besës ngjajshëm si atë të Ziadin Selës dhe Blerim Rekës i cili sipas qytetarëve iu bashkangjit qëndrimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit për të përkrahur kandidatin konsensual për President, Stevo Pendarovski.

Dje edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Ohri deklaroi se edhe kandidati i tretë për president, Blerim Reka bëri thirrje për të votuar për Evropë dhe NATO, gjegjësisht si çtha për Stevo Pendarovskin.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

“Edhe kandidati i tretë tha votoni për Evropë, për NATO, shumë qartë për Stevo Pendarovskin. Nga ana tjetër, nuk kemi asgjë, ‘kompir’, nuk ofruan asgjë, nuk i ftuan shqiptarët, boshnjakët i gabuan”, theksoi Zaev nga Ohri, duke thënë se më 5 maj do të sfidojë me fitore kandidati i tyre Stevo Pendarovski. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *