Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion me dhjetëra forca policie për të hequr tabelat e vendosura në gjuhën greke në bashkinë e Finiqit.

Tabelat të cilat prej ditesh pushtuan fshatrat e Sarandës ishin në kundërshtim me ligjin, pasi vihej re se herë-herë në to nuk ishte përdorur fare gjuha shqipe, por edhe aty ku është përdorur, është vendosur si gjuhë dytësore.

Ndërsa, pas denoncimeve të shumta për këtë veprim, ka reaguar Policia e Shtetit. Në mesnatë efektivë të unifiormave blu kanë bërë të mundur heqjen e të gjitha tabelave. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  "Nuk e mbështesin aspak “kërkesën” e Serbisë për zbarkimin e 1000 trupave në Kosovë, Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *