Shefi britanik i thesarit, Philip Hammond, është duke e shqyrtuar seriozisht një rritje të madhe të pagës minimale pasi po synon që t’i japë fund rrogave të vogla në Britani.

Disa burime të afërta me shefin e thesarit kanë thënë se Hammond ka për qëllim që ta rrisë pagën minimale pa e dëmtuar shkallën e punësimit, duke lënë të kuptohet se ai është duke e planifikuar caktimin e rrogës minimale më të lartë në botë.

Sipas propozimit që është duke u diskutuar, paga minimale mund të shkojë në nivelin prej 66 për qind të pagës mesatare. Kjo do t’ia mundësonte shefit të thesarit përmbylljen e periudhës së pagesave të ulëta. “Ai është shumë i brengosur për varfërinë dhe e sheh këtë metodë si rrugëdalje nga problemi”, tha një burim.

Departamenti i Thesarit e ka nisur një hulumtim për efektet e mundshme të rritjes së pagës minimale, i cili do të kryhet nga amerikani Arin Dube. Deri më tash, ai ka deklaruar se rritja e pagës minimale nuk do ta dëmtonte punësimin në masë të madhe.

Lexo po ashtu:  Pse u përjashtua Petro Marko nga Fakulteti Letërsisë së Athinës?

Aktualisht, paga minimale në Britani të Madhe është 8.21 funte ose 9.65 euro për orë dhe pritet që vitin e ardhshëm të rritet në 8.60 funte ose 10.09 euro për orë, shkruan “The Guardian”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *