Sipas një studimi të gjerë në 16 shtete të ndryshme, ushqyerja me gji e fëmijës i zvogëlon për 25 për qind gjasat që ai ose ajo të vuajë nga mbipesha kur të rritet.

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët e udhëhoqën këtë studim, po bëjnë thirrje për më shumë nxitje të grave që t’i ushqejnë foshnjat e tyre me gji.

“Kemi nevojë për më shumë masa për ta nxitur ushqyerjen me gji, njësoj si pagesën për pushimin e lehonisë” tha dr. Joao Breda nga Zyra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve, e cila funksionon në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas tij, qumështi artificial duhet të reklamohet më pak sepse ato mund t’i shtyjnë nënat të besojnë se ai është aq i mirë sa qumështi i gjirit.

Bazuar në të dhënat e hulumtimit, 16,8 për qind e fëmijëve që nuk ishin ushqyer me gji vuajnë nga mbipesha, ndërsa vetëm 13.2 për qind e fëmijëve që ishin ushqyer me gji vuanin nga e njëjta gjendje.

Lexo po ashtu:  Letër drejtuar mësueses: “Silluni me fëmijën tim, siç do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj”.

Fëmijët që janë ushqyer vetëm me qumësht gjiri në gjashtë muajt e parë të jetës janë 25 për qind më të mbrojtur nga mbipesha në krahasim me fëmijët që nuk janë ushqyer fare me qumësht gjiri, shkruan “The Guardian”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *