20 vite më parë është zhvilluar beteja e Çabratit, mes luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike serbe.

Për nder të kësaj date sot mbahet akademi përkujtimore kushtuar kësaj beteje.

Për tre ditë më radhë janë duke u mbajtur aktivitete të shumta në shënimin e “Epopesë së Çabratit”.

Në betejën e Çabratit që zhvilluar më 7, 8 dhe 9 maj 1999, u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Kyetari i Tuzit i reagon kryeministrit të Malit të Zi pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *