Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Rama në foltoren e OKB-së, e përmendi “spastrimin etnik” të Serbisë në Kosovë, por je GJENOCIDIN !?
Mirëpo, bëri gabim, sepse juridikisht nocioni “spastrim etnik” nuk është i barasvlershëm me nocionin “GJENOCID”. Për këtë arsye Serbia nuk ka pranuar tri (3) gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999), edhe pse këto de fakto dhe de jure sipas së drejtës ndërkombëtare quhen GJENOCID, jo “spastrim etnik” të Edi Ramës, i cili në fjalimin e tij të gjatë, në fund e denoncoi Serbinë për “gjenicidin në Srebrenicë”, por jo edhe në Kosovë, sepse e quajti “spastrim etnik”, pa asnjë arsye ! Të paktën ta kishte cituar ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, i cili në prag të bombardiit të Serbisë, gjenocidin e Serbisë në Kosovë e pati quajtur “ The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europë”.( Prof.Dr.Robert Jackson, The Global Covenant-Human Conduct in a World StatesOxford University Press, New York, 2000, f.281).
-Po, s’ka pasur guximin ta quajë Serbinë gjenocidale në Kosovë (po e ka përdorur një term më të butë, që thelbësisht është eufemizëm i termit gjenocid), sepse aty do ta hidhëronte mikun dhe aleatin e tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Pse Edi Rama kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë?
Sipas Ramës, “nuk ka bashkim të Kosovës me Shqipërinë, PA pëlqimin e Serbisë” !!!
Në një intervistë me gazetarin e mirënjohur shqiptar Blendi Fevziu, të bërë në Nju-Jork, më 22 shtator 2022, në selinë e OKB-së, ku Edi Rama kishte vajtur me delegconin e tij, që të merrte pjesë në Sesionin e 77-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ja se çfarë ai deklaroi kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. (shih dhe dëgjo me vëmendje tekstin integral të intervistës në: https://www.youtube.com/watch?v=Att11vU_1bA).
Ne shkëputëm vetëm disa fragmente që kanë të bëjnë me qëndrimet dhe me konceptet politike negative të Edi Ramës, që kanë bëjnë me marrëdhënietet e trekëndshit Serbi – Kosovë – Tiranë.
Ja se si Rama iu iu përgjigj pyetjes së Blendi Fevziut, se, “a ka pasur ndonjë ide që ta bisedoni me Vuçiqin që, çështja e Kosovës të zgjidhet në kuadrin e raporteve Kosovë-Shqipëri” ?
Kryeministri Rama: -“Jo, këtë ide se kemi biseduar asnjëherë me Vuçiqin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse Kosova është vend i pavarur që ka sovranitet të plotë se si t’i trajtojë marrëdhëniet e veta karshi Serbisë. Ndërkaq, nëse do të diskutohej bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, do të përfshihej edhe Serbia, ku do të bisedojë me Shqipërinë. Dhe, kjo do të ishte e natyrshme, nëse do të diskutohej bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Mirëpo, kësaj ideje asnjëherë nuk i kemi hyrë me Vuçiqin. Nëse do të diskutohej bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, ky do të ishte diskutimi mes Shqipërisë dhe Serbisë . Nuk ka ndonjë rrugë tjetër” !
Blendi Fevziu: “ P o, nëse Shqipëria dhe Kosova vendosin të ndërmarrin bashkë një process të unifikimit në bazë të parimit të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, të drejtës të marrin një vendim të tillë, do të ishte e pamundur?”
Kryeministri Rama: “ Kjo e drejtë nuk ekziston në të drejtën ndërkombëtare. Kjo do të krjonte vetëm kaos dhe izolim total dhe, do të na ekspozonte si të marrë. Ndërkoh, që ka rrugë të tjera për t’u bashkuar drejt kësaj, por mesa duket kjo gjeneratë nuk do që t’i shohë dhe, nuk do që t’i eksplorojë ato. Të gjitha rrugët kalojnë nga Marrëveshja me Serbinë. Jam i bindur për këtë” (Shih: Opinion – Edi Rama!
|
Sipas Edi Ramës, “të gjitha rrugët po çuakanë në Beograd, nëse duan të bashkohen Shqipëria me Kosovën” !?
-Eh, nëse është kështu siç fantazon kryeministri Edi Rama, atëherë na paska rruar dreqi, kurrë nuk paskemi për t’u bashkuar me Shqipërinë!
Mirëpo. të mos frikësohemi dhe të mos demoralizohemi nga një progonozë e tillë e errët antibashkim kombëtar e Edi Ramës, sepse kjo është një rrenë, mashtrim, manipulim dhe dezinformim i qëllimshëm për të mos ndryshuar status quo-n e shqiptarëve të kolonizuar nën Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe për të bllokuar dhe minuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, përkatësisht procesin e bashkimit kombëtar shqiptar brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë indigjenë të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
– Rrenë “më të bukur” s’kemi për të dëgjuar në këtë shekull, se gjoja sipas pohimit të kryeministri Edi Rama, “Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohen, pa pëlqimin dhe e pa pjesëmarrjen e Serbisë në bisedimet e tilla”. Kështu diç absurde dhe skandaloze, deri tani nuk ka pohuar as miku i kryeministrit Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiq !
Ky është argument i mjaftueshëm, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mos e dëgjoj Edi Ramën (kryeministër aktual i Shqipërisë), kur është fjala për raportin e Kosovës me Serbinë (për normalizimin e marrëdhënieve mes dy popujve-shqiptarëve dhe serbëve), sepse sugjerimet e tij nuk kanë kurrfarë interesi nacional dhe shtetëror për mbrojtjen e pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ndryshe, nëse Albin Kurti pranon “karrabythjen” politike me Vuçiqin dhe me Edi Ramën (para se Beogradi të kërkonte falje për kryrjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë dhe, para njohjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran) në kuadrin e “Ballkanit të Hapur”, atëherë, do t’i hapëte rrugën formimit të “Republika srpska” në Veirun e Kosovës. Në këtë rast fatal, përgjegjësinë, historike, politike, diploatike, kombëtare dhe shtetërore, do ta merrte kryeministri Albin Kurti, jo Edi Rama si mik, si vassal dhe si “shkues” i presidentit Aleksandër Vuçiqit për zhbërjen e Republikës së Kosovës.
Sa më larg Edi Ramës, Kosova, do të marrë frymë më lirisht, sepse ai ka hyrë në një “vorbullë” me të pabesët dhe me armiqtë kolonialistë shekullorë të Kosovës (1912-1999).
(1) Së pari, sipas tezës së tij të gabuar, pa u marrë vesh Vuçiqi me Ramën(domethënë Shqipëria me Serbinë), nuk mund të realizohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?!
Ky është gabim katastrofik historik, politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror, sepse nuk ka kurrfarë mbështetje jusitfikuese (as historike, as ligjore e as demokratike) , duke qenë se procesi i unifikimit të Kosovës me Shqipërinë, është objekt shqytimi vetëm i Tiranës dhe i Prishtinës, jo edhe i Beogradit, sepse Serbia nuk ka kurrfarë hiseje territoriale në Kosovë dhe në Shqipëri, o miku i Vuçiqit.
(2) Së dyti, procesi i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën “nuk mund të bëhet se, sipas Ramës bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Kushtimisht ky gabim, mund t’i falet kryeministrit Rama, sepse nuk e ka studiuar të drejtën ndërkombëtare e as marrëdhëniet ndërkombëtare, por një disiplinë tjetër shkencore, që nuk ka asnjë lidhje me shkencën e së drejtës ndërkombëtare e as me atë të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.
(3) Së treti, sipas kryministrit aktual të Shqipërisë, Edi rama, Albin Kurti (domethënë Qeveria e Kosovës), së pari(tash) nuk duhet të kërkojë falje dhe njohjen e Kosovës nga Beogradi, por ta lërë për më vonë kur “shelgu të bëjë kumbulla” ndoshta në shekullin XXII?
– Po, edhe sa dekada, duhet të priten (tanimë kanë kalur 3 dekada, qëkur Serbia ka kryr gjenocidin e fundit në Kosovë, 1989-1999) e kryeministri Albin Kurti të kërkojë nga Vuçiqi kërkimfaljen, njohjen e Kosovës, si dhe dëmshpërblimin e reparacioneve të luftës (1989-1999) ?
(4) Së katërti, kryeministri Edi Rama, githashtu bëri gabim, kur Blendi Fevziut iu përgjigj në pyetjen se, sa a është e rrezikuar Shqipëria dhe Kosova nga ndërhyrja dhe ndikimi Rusisë? –Ai iu përgjigj: ,-“Jo, mbase Rusia nuk ka terren të përshtatshëm as në Kosovë e as në Shqipëri. Mirëpo, terren pjellor ka në Serbi, në Mal të Zi, në Bosnjë e Hercegobinë dhe në Maqedoninë e Veriut”. Edhe në këtë pikëvështrim Rama ia ka huqur keq, duke qenë se nuk ka marrë parasysh paralajmërimin e Amerikës, të NATO-së, të BE-së dhe të OKB-së, se Rusia po bën përpjekje maksimale (duke e përdorur si “lavjerrës” politik presidentin kukullë të Srbisë, Aleksandër Vuçiq) për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore, me qëllim të fundit për të zhbërë shtetin e papërfunduar të Kosovës. Duke parë një rrezik të tillë Uashingtoni dhe NATO-ja kohëve të fundit kanë filluar të shtojnë numrin e ushtarëve të KFOR-it në Bonstill të Kosovës, me qëllim të konsilidimit të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës.
-Të deklarosh si Edi Rama se “Kosova dhe Shqipëria nuk janë në rrezik nga ndikimi i Rusisë së Putinit”, është një budallallëk i së ashtuqujaturës politikë pacifiste të Ibrahim Rugovës, i cili në vitet ’90 të shekullit XX e gënjente, e mashtronte dhe e deziformonte popullin e vet se “në Kosovë nuk do të ketë luftë me Serbinë” !?
Mirëpo, fatkeqësisht plot një dekadë Kosova ishte në shtetrrethim nga Serbia agresore dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e cila e përflaku dhe e dogji Kosovën cep më cep (1989-1999). Kjo ishte e vërteta, jo rrena e Rugovës se “Në Kosovë nuk do të ketë luftë me Serbinë” !?
Ndaj, edhe Edi Rama nuk duhet ta ndjekë shembullin e Rugovës se “Kosova dhe Shqipëria nuk janë të rrezikuara nga ndikimi dhe ndërhyrja ruse”. Duke qenë se gjendja në terren është diçka tjetër, rreth kufijve të Kosovës Serbia ka mobilizuar dhe përqendurar forca të shumëta policore dhe ushtarake, jo për të kërkuar falje për krimet e gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, por për të mbështetur strategjinë e gjeopolitikës së tij ndaj ripushtimit të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën në fuqi të Serbisë (2006), ku thuhet se “Kosova është Serbi”!? -Mirëpo, këtë kryeministri Rama nuk e konsideron kurrfarë rreziku, edhe pse Beogradi për mbrojtjen e kësaj Kushtetute, mund të rindezë një luftë të re me Kosovën.
Fundja, çka po do Rama ndikim më zerioz të influencës ruse, kur në Shqipëri Putini ia ka futur me qindra e mijëra dollarë për financimin e dy partive më të mëdha politike, si dhe disa masmediave (gazeta, prtale, radiotelevizione etj.). –Jo më rrezik se kjo ndërhyrje në punë të brendshme të Shqipërisë nuk ka ku të vete , ka mbetur vetëm shpërthimi i ndonjë terrorizmi subversiv dhe i ndonjë konflikti të armatosur me intensitet të ulët, së pari, mes shqiptarëve e pastaj, edhe në dimensione më të gjera ndërshtetërore me vendet fqinje sllave rreth copëtimit dhe çintegrimit territorial të Shqipërisë.
Tezë idiotike kjo: “Të gjitha rrugët na çojnë në Beograd, nëse duam ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë” !?
Së pari, kjo parullë politiko-propagandistike antibashkim shqiptar e Edi Ramës, gjason me parullën shpifëse antishqiptare të Fatos Nanos (ish-kryeministër i Shqipërisë) , i cili në vitet ’90 në Lisbonë të Portugalisë pati deklaruar se “Beogradi është kryeqyteti i Kosovës”,-politikisht do të thotë se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë !?
Së dyti, kjo është tezë iracionale, naive dhe e turpshme e Edi Ramës, që i ngjet akuzës shekullore të serbomëdhenjve pushtues se shqiptarët po kërkojnë të bashkohen për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” (Velika Albanija), duke qenë se kjo është arma më e fuqishme dhe mburoja më e sigurt dhe afatgjatë e sundimit shekullor të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në territoret e Shqipërisë Etnike. Derisa Beogradi të ushqehet dhe të manipulojë me këtë tezë fashistoide të F.Racelit për zgjerimin e territorit në dëm të shteteve fqinje, ashtu sikurse që ka vepruar Serbia, që nga shekulli XII përmes popave të saj në copëtimin, në aneksimin dhe në kolonizimin e territoreve autoktone shqiptare (mbi 60%), as Evropa e sotme dhe as OKB-ja hëpërhë nuk janë të gatshme ta “testojnë” kolonializmin e Serbisë së Madhe në Ballkan, por vazhdimisht (me gjuhën akuzuese të Serbisë) do t’i fajësojnë shqiptarët për aspirtat e tyre kinse të pushtimit të territoreve të huaja të vendeve fqije sllave kinse për të krijuar “Shqipërinë e Madhe-Velika Albanija”!
Ky ndërrim i tezave përbën tragjedinë mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, duke qenë se , serbët edhe në shekullin XXI ushqejnë pretendime territoriale ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike. Shembull konkret, vazhdimi i Dialogut të Brukselit, ku Serbia po kërkon rikthimin e Kosovës nën sovranitetin e saj kolonial (1912-1999).
Sugjerime të gabuara vëllait Albin Kurti
– Edi Rama po sugjeron qasjen e gabuar politike, duke konsideruar se gjoja, së pari, Abin Kurti duhet të pajtohet dhe të bashkëpunojë me presidentin Aleksandër Vuçiq, para se Serbia të kërkojë falje kolektive; para se Beogradi ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Kjo është qasje e bythëpraptë metodologjike e zgjidhjes së poblemit kolonial të Kosovës, duke qenë se, së pari, Serbia dhe Vuçiqi, duhet të kërkojnë falje për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë, ku forcat pushtese militare, paramilitare dhe plicore çetniko-fashiste kanë masakrua mbi “11.800” shqiptarë; mbi “2647” i kanë kidnapuar-zhdukur; mbi “22.000” gra shqiptare i kanë dhunuar dhe mbi “1 milion” shqiptarë i kanë dëbuar me dhunë, me terror dhe me vrasje, si dhe të paguajë të gjitha reparacionet e luftës për dëmet e shkaktuara.
Mirëpo, sipas Edi Ramës, nuk fillon procesi me njohjen dhe me kërkimfaljen, por me bashkëpunimin e Kosovës me Serbinë, që fundi i tij, do të sillte në kurorëzimin e njohjes së Kosovës dhe të kërkimfaljes.
Serbia nuk ka Vili Brand e as De Gaulle !
-Por, ka Vuçiqë, Daçiqë, Nikoliqë, Sheshelë, Milosheviq…etj., që nuk e njohin Kosovën, duke pohuar se “Serbia-trupi nuk mund të paramendohet pa kokën e saj-Kosovën”!
Prandaj, është krejtësisht i gabuar krahasaimi i shembullit të ish-kancelarit gjerman Vili Brand (1970), kur ai, siç thotë Edi Rama “qe ulur në gjunj dhe kërkoi falje në emër të Gjermanisë, nuk u ul në gjunj më 1945, por më 1970. U ul në gjunj pasi gjithëçka ishte kthejlluar dhe, pasi që midis Gjermanisë dhe Francës kishte filluar një epokë e re bashkëpunimit të tyre”.
-Jo, Serbia nuk ka çfarë të prêt Edi Ramën e as Vili Brandin, por, do të duhej kërkonte falje menjëherë pas shembjes së regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (2000), sepse çdo gjë ishte e qartë dhe, qe më se 30 vjet është e qartë se, Serbia ka kryer gjenocid në Kosov֝ë(1989-1999), jo “SPASTRIM ETNIK”, siç tha Edi Rama në foltoren e OKB-së, më 25 shtator 2022, dhe se Kosova ishte koloni e saj 100-vjeçare, s’ka çfarë të prêt Shqipëria e as Kosova për t’u qartësuar me Serbinë në këtë pikëvështrim, se kur duhet të vendosin për t’u bashkuar me njëra-tjetrën, për shkak se kjo është vetëm çështje e brendshme e Tiranës dhe e Prishtinës, jo kursesi e Beogradit dhe e Serbisë.
Nuk mund të krahasohet shembulli i Vili Brandit me Aleksandër Vuçiqin, për shkak se kancelari Vilibrant asnjëherë nuk ka deklaruar se nuk i njeh kufijtë e Francës, ashtu siç po pëllet qe 30 vjet Aleksandër Vuçiqi, se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën” !
–Atëherë, s’ka çfarë të prêt Albin Kurti më gjatë, por sa më parë të jetë e mundur, duhet të kërkojë nga Vuçiqi, që Serbia për kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë të kërkojë falje, ta njohë Kosovën dhe t’i paguajë të gjitha reparacionet e luftës, jo të prêt dersia të ngjallet Vili Brandi së bashku me ish-kancelarin e pasluftës, Konrad Adenauer etj., të cilët pas luftën patën punuar në krijimin e premisave të drejtësisë, të paqes dhe të bashkëpunimit me Francën dhe me fqinjtë e tjerë.
Rama nuk e njeh të drejtën ndërkombëtare
Ndryshe nuk do të shprehej se “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare’!?
Përkundrazi, e drejta ndërkombëtare favorizon bashkimin mes dy shteteve. Kjo varet vetëm nga interesat e shteteve, që dëshirojnë të bashkohen qoftë si “Union personal”, qoftë si “Konfederatë” apo qoftë si “Federatë”. Mirëpo, këtë kyeministri Edi Rama nuk e di, sepse ka studiuar “historinë e artit”, jo të drejtën publike ndërkombëtare e as marrëdhëniet politike ndërkombëtare, ndaj edhe i është përgjigjur gabimisht pyetjes së gazetarit të shquar, Blendi Fevziu, se “a mund të bashkohen Shqipëria dhe Kosova mbi parimin e së drejtës së vetëvendosjes?”
Ndërkaq, kësaj teze të vjetër mitomane allaserbe iu gëzua shumë miku i tij i ngushtë, presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili, edhe në Nju-Jork në Sesionin e 77- të OKB-së (21 shtator 2022) përsëriti tiradat e tij të përditshme se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.
Fundja, as Edi Rama e as Albin Kurti nuk mund ta detyrojnë Vuçiqin që ta njohë Republikën e Kosovës, sepse sipas normave të së drejtës ndërkombëtare, njohja e një shteti të ri, është akt i vullnetshëm, jo i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare e as sipas dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Thjesht, edhe në rastin konkret të Kosovës, Serbia do ta njohë nëse ka ndonjë interes të saj. Ndryshe, nuk është e obliguar ta njohë, vetëm nëse problemi kolonial e Kosovës vihet në “rend dite” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, atëherë Serbia ligjërisht, do të duhej të dënohej për krimet e saj të kolonialzimit gjenocidal në Kosovë (1912-1999), sepse kjo, sipas së drejtës ndërkombëtare është vepër e dënueshme penale ndërkombëtare.