Në këtë kohë kur shqiptarëve ju kërkohet te kursejnë, Bankers Petrolium, kompani bijë e kompanisë kineze Geo Jade, dyshohet se nuk i ka në rregull llogaritë me taksat me shtetin shqiptar, ndërsa shkëlqesia e Tij ambasadori kinez në Shqipëri shpërndan “Fake News” (lajme te rreme) nga Fieri, duke deklaruar se Bankers ka paguar shifra marramendëse ne taksa e tatime për llogari te shtetit shqiptar.

Kompania Bankers Petroleum deri në vitin 2020 ka deklaruar se nuk ka rikuperuar ende kostot e investimit të kryer dhe sipas kontrates ajo nuk ka paguar asnjë lekë tatim-fitim për buxhetin e shtetit.

Nga kërkimet rezulton se 90% e totalit të naftës shqiptare menaxhohet dhe tregtohet nga kompania kineze Bankers Petroleum. Patjetër që dhe fitimet e majme shkojnë për llogari të kinezëve nëpërmjet manovrave që ata bëjnë me bilancet dhe deklarimet e rreme në shtetin shqiptar. Ndërkohë që shtetasit shqiptar e paguajnë litrin e naftës 220-240 lekë, fitimet e nxjerra nga pasuria e nëntokës shkojnë në llogaritë e shtetasve kinez. Situatë absurde për të gjithë shqiptarët.

Investimet e huaja cilësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e një vendi, aq më shumë kur ato bëhen në sektor strategjik dhe kanë një impakt të gjerë në mirëqënien e qytetarëve. Në fakt vendet e vogla janë gjithmonë në konkurrencë me njera-tjetrën se kush do të ofrojë një mjedis sa më të favorshëm për investitoret e huaj dhe të thithë sa më shumë kapital financiar prej tyre.

Lexo po ashtu:  Është një kurth! Përse Shqipëria NUK DUHET t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën “çështja e detit” me Greqinë!

Ky është një nga parimet themelore të ekonomisë për t’u zhvilluar, por në thelb është një kusht i pamjaftueshëm për të hapur dritën jeshile ndaj çdo investitori të huaj që mund të vetofrohet për të marrë me koncesion pasuri të rëndësishme publike. Sepse ne sot më shumë se kurrë duhet ta dime se jetojmë në një treg dinamik dhe me shumë aktor, të cilët në shumë raste përmes infiltrimit në botën e biznesit i shërbejnë axhendave politike dhe promovimit të modeleve komuniste në qeverisje. E nëse nuk arrijnë këtë të fundit atëhere qëllimi i tyre kthehet në shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, në shkatrimin e mjedisit dhe në një evazion të frikshëm fiskal që i sjell shtetit miliarda euro dëme.

Pikërisht i tillë është rasti në fushën e Patos-Marinzës ku kinezët që prej vitit 2016 kanë marrë me koncesion më shumë se 90% të totalit të naftës shqiptare. Rreth 95% e shqiptarëve ende nuk e dinë që pasuria e tyre (Ari i Zi) menaxhohet në kushte monopoli nga një kompani kineze. Kaq do të mjaftonte që qeveria shqiptare të rishikonte menjëherë kontratën në interes të qytetarëve dhe të buxhetit të shtetit. E cilësuam edhe më herët se shteti i jep pasuritë publike me koncesion vetëm atëherë kur bënë një analizë të plotë të përfitimeve që mund të vijnë nga kjo kontratë, duke marrë në konsideratë edhe kushtet e sigurisë dhe kredibilitetit që ofron origjina e kompanisë.

Lexo po ashtu:  Xhunga e xhunglës

Por më absurde e bëjnë faktet e mëposhtme që do të sjellim si prově për abuzimet e kompanisë Bankers Petroleum. Kjo kompani është faktuar tashmë që në mijra litra naftë që nxjerë çdo ditë i’ua vjedh shqiptarëve përmes mashtrimit pa u bezdisur nga organet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Një nga skandalet e kësaj kompanie janë pagat e punonjësve të cilat u bënë publike pas rrjedhjes sensitive të informacionit mbi pagat e punonjësve. Për shembull Jihong Liu, drejtor në kompanin Bankers Petrolum paguhet me 63,288,712 lekë, ndërsa paga e një tjetër drejtori në fushën e zhvillimit, Luntao Chen, është 10,916, 232 lekë, ndërkohë Shengbia Li, me të njëjtin funksion të raportuar është deklaruar me një rrogë prej 9,761,232 lekë. Sipas database të publikuar të pagave, paga për pozicionin ‘Punëtor krahu pastrim zyrash’ shkon në 180,057 lekë, ndersa të punosh shofer në këtë kompani paguhesh deri në 284,965 lekë.

Këto të dhëna janë pasqyra më e qartë e manipulimit përsa i përket fryrjes së kostove dhe investimeve duke shmangur kështu tatimin mbi fitimin dhe duke i paguar një shifer minimaliste buxhetit të shtetit.

Një tjetër problem është çështja mjedisore që vuri në rezik jetën e mijra qytetarëve dhe të gjithë ekositemit në fshatin Marinës prej shpimeve të pakontrolluara dhe të pa certifikuara prej inxhinierëve kinez të cilat rezultuan në shpërthime jashtëzakonisht të rrezikshme dhe me dëme të parikuperueshme për qytetarët dhe mjedisin.

Lexo po ashtu:  Si u bë Facebook-u “opiumi i masave”

Ajo se çfarë po shihet sot me shqetësim të madh nga vendet me demokraci funksionale dhe që bazohen në parimet e shtetit të se drejtës është origjina e investitorëve të huaj. Ndaj edhe Shqipëria si vend kandidat në BE duhet të ngrejë të njejtin shqetësim, duke u distancuar nga investitorë të dyshimtë dhe që kanë abuzuar me pasuritë natyrore të saj. Në përgjigje edhe të frymës që kanë vendet demkratike qeveria shqiptare duhet të vihet në lëvizje sa më parë për të kontrolluar dhe vlerësuar nësë kompania Bankers Petroleum po ushtron aktivitetin e saj në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar.

Në fund një thirrje për shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës ne Shqipëri. Ambasador! Si një përfaqësues i popullit të madh kinez ne Shqipëri, bëni te mundur qe vajzat dhe djemtë shqiptare te punësohen ne role menaxhimi ne Bankers Petrolium, pasi ata janë te përgatitur, por ndjehen te nëpërkëmbur nga stafi menaxherial aktual i Bankers, i cili nëse vijon me te tille sjellje te mos promovimit te shqiptareve ne role menaxheriale, mund te dyshohet për racizëm ndaj shqiptareve.

Nga: E. Hysa, gazetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *