Është vrarë në Kherson mercenari rus Yegor Gorshkov.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gorshkov kishte qenë i angazhuar si mercenar në krah të ushtrisë serbe, në luftën e Kosovës.
Lajmin për vrasjen e tij e kanë konfirmuar në rrjete sociale, duke thënë se ai është vrarë me disa pjesëtarë të tjerë.

“Në Kherson u vra Yegor Gorshkov (Vollga), i cili dikur krah për krah, bashkë me djemtë tanë, luftoi si vullnetar në Kosovë”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.
Nuk është hera e parë që mercenarë serbë dhe rusë vriten në fushëbetejat e Ukrainës.
Kujtojmë se e drejtues të së djathtës ekstreme serbe kishin udhëtuar për në Moskë për ta mbështetur mobilizimin ushtarak të paralajmëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.




