Përpjekjet në shkencën pioniere të informacionit kuantik u dhanë çmimin Nobel në Fizikë shkencëtarëve francez, Alain Aspect, amerikan, John F Clauser dhe austriak, Anton Zeilinger.

Sipas akademisë, puna e tyre u fokusua në “gjendjet kuantike të ngatërruara, ku dy grimca sillen si një njësi e vetme edhe kur ato janë të ndara. Rezultatet e tyre kanë hapur rrugën për teknologjinë e re të bazuar në informacionin kuantik”.

Shkenca kuantike premton të hapë fusha të tëra aplikacionesh të reja për kompjuterët, në çdo gjë, nga enkriptimi i përmirësuar deri te aftësia për të shtypur sasi masive numrash më shpejt se çdo kompjuter modern.

Puna e tre shkencëtarëve – të cilët punuan veçmas – avancuan teoritë që ishin marrë në marrë në konsideratë edhe nga shkencëtarë si Albert Ajnshtajni, për dekada të tëra.

Aspect është profesor në Université ”Paris-Saclay” dhe ”École Polytechnique”, Palaiseau, në Francë.

Clauser është një fizikant hulumtues në ”JF Clauser and Associates”.

Zeilinger është profesor në Universitetin e Vjenës./ atsh /

Lexo po ashtu:  Se shpejti hapen korridoret ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *