A na nervozojnë edhe neve njerëzit nervozë? Po, dhe këtë e thotë tashmë edhe shkenca: stresi është ngjitës. Sjellja plot ankth e një anëtari të familjes, një kolegu në punë, por edhe i një të panjohuri në rrugë, mund të transmetohet tek të tjerënjëlloj si një virus, veçanërisht teknjerëzit empatikë, pra që perceptojnë shumë shpejt ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore të tjerëve.

Kjo është vërtetuar në një studim të Institutit Maks Plank në Lajpcig dhe Universitetit tëDresdenit në Gjermani. Studiuesit i detyruan disa vullnetarë të vëzhgonin njerëz të tjerë,ndërsa këta të fundit i nënshtroheshin situatave të tensionuara psikologjike.

Më pas ata matën nivelet e tyre të kortizolit. Hormoni i stresit ishte rritur me 26 për qind tekvëzhguesit. Dhe në rast se kishte një marrëdhënie intime me personin që gjendej nën presion, përqindja e rasteve në të cilat kishte një rritje të hormonit rritej në 40 për qind.

Lexo po ashtu:  Festa e Pashkëve: Të durosh dëshpërimin, të mos harrosh gëzimin e jetës

Pse? Ky efekt viral i stresit ndodh për shkak të ndjeshmërisë, gjë që çon në identifikimin me atë që është duke përjetuar personi i stresuar. Dhe kjo është e vërtetë edhe kur ky i fundit shihet në një video. Sipas studiuesve, u pa se edhe filmat me shumë suspansë dhe shfaqjet televizive mund të rrisin nivelet e stresit të shikuesve.

Cila është zgjidhja?

Në të tilla raste zgjidhja është më se e dukshme:shmangni takimet (madje pëshumë kohëdhe nëse është e mundur) me njerëz që po kalojnë një periudhë stresuese. Megjithatë, sipas një studimi, nëse 2 persona të stresuar bisedojnë me njëri-tjetrin, ata mund të relaksohen.

Në një studim nga USC Marshall School of Business në Shtetet e Bashkuara, 52 studentë të cilëve iu desh të përballeshin me një test shumë stresues, u ftuan që të përballeshin me njëri-tjetrin. Dhe pasi ndanë të gjitha shqetësimet, u pa se niveli i tyre i kortizolit kishte rënë ndjeshëm.

Lexo po ashtu:  Video/ Ky është yahti spektakolar që funksionon me hidrogjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *