Më 07 Tetor të vitit 1942, Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës.
Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda. Pas disa orë luftimesh ranë Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini. Kundër Vojo Kushit armiku hodhi në sulm tanket, të cilët rrëzuan murin e shtëpisë ku ai luftonte.
Vojo Kushi u hodh mbi njërin prej tyre, me qëllim që të hapte kapakun e çeliktë dhe të asgjësonte tankistin, por u godit për vdekje nga tanku tjetër.
Emrin e Vojo Kushit e mbajnë sot rrugë, lagje, shkolla, institucione sportive etj. Në një shesh të Tiranës gjendet busti i tij.