Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha në Pragë se për momentin nuk ka asgjë që ia vlen të diskutohet me Greqinë.

Ai akuzoi Athinën se e mbështet politikën e saj në “gënjeshtra”.

“Ata nuk janë aty ku duhet të jenë”, tha i pari i shtetit turk, raporton reuters.

Sipas tij, e gjithë politika e tyre është e bazuar në gënjeshtra dhe nuk janë të ndershëm, “Ne nuk kemi çfarë të diskutojmë me Greqinë”.

Presidenti tha se Athina e kuptoi mesazhin e Ankarasë kur zyrtarët turq thanë se një ditë befasisht mund të arrijmë në Greqi, një koment që grekët dhe disa zyrtarë të tjerë perëndimorë e dënuan si një kërcënim për vendin fqinj.

Ndryshe, presidenti turk është takuar në samitin e Komunitetin Politik Evropian me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, pas shumë viteve të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike.

Lexo po ashtu:  Akomodues i interesave serbe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *