Vajzat e Kosovës janë të pandalshme. Xhudo sot i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje, kësaj radhe nga Kampionatin Botëror.
Bëhet fjalë për xhudisten Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos, raporton KosovaPress.
Në garën për të fituar të bronztë, Krasniqi e mposhti në finale të repesazhit xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.