Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka folur për Gjykatën Speciale.

Rama ka thënë se pretendimet mbi të cilat po akuzohen ish-krerët e UÇK-së, janë lajmi më i tmerrshëm i rremë.

“Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye për këtë, jo pse unë dhe ne në Shqipëri e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë përmes duarve të nderuara të Këshillit te Evropës, por se pritem me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Shpresoj të kuptoni seriozitetin e të gjithë kësaj. Pretendimet të pavërtetuara të ish një prokuroreje e cila ishte në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, qoi në një mocion i paraqitur nga një parlamentar i partisë Rusia e Bashkuar që u shndërrua në një raport të Këshillit të Evropës i mbështetur në burime tejet rë dyshimta që më pas u shndërruan një rezolutë të kësaj asambleje që më pas quan në formimin e Dhomave të Specializuara”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  "“Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.”", - Shprehje briliante nga Napoleon Bonaparte

Ai më tej përmendi historikun e raportit për trafikime organesh dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në kohën e luftës.

“Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë, ndërhyrja e parë e plotë e NATO-s njohu luftën e UÇK-së që solli pavarësinë pak vite më pas. Lufta është punë e shëmtuar është në natyrën e saj që dikush të preseupozojë që të dyja palët kanë shkaktuar dëme. Por lufta në Kosovë nuk ishte e zakonshme ishte shfaqja e përgjakshme. Ishte një tubim i ndërgjegjes së perëndimit demokratik, ishte thirrje e dëshpëruar nga zemra e Evropës, dhe Bashkësia ndërkombëtare gjeti ndërgjegjen e Evropa gjeti busullën e saj morale dhe jo shumë pas kjo busullë humbi pikërisht në këtë ndërtesë”, theksoi kryeministri Rama.

Kryeministri i Shqipërisë shtoi se të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë e paqes, minuan vetë veprimet e tyre e parimet.

“Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për liri të Kosovës, por gjithashtu përmes veprimeve të tyre presopopzuan e hamendësuan sikur nuk kishin pasur asnjëherë asgjë të tillë. Pas ndërhyrjes së NATO-s, prokurorja Karla Del Ponte publikoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krimet e tmerrshme ishin kryer nga udhëheqësit e UÇK-së përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa e në Australi”, u shpreh Rama.

Lexo po ashtu:  Pse rusët kërkojnë ta marrin medoemos këtë qytet

Rama theksoi se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë.

“Këto akuza tërhoqën edhe vëmendjen e Vladimir Putinit pikërisht në këtë Këshill. Kosaqevi vet një parlamentar që përfaqësonte partinë e Putinit u përball më vonë me sanksione nga SHBA dhe BE-ja, ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes këshillit të Evropës. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm i nderuar që bekoi një ekip për të përgatitur një raport. Diplomatët serb më vonë u mburrën sesi ky raport mbështetej nga dosjet që ishin paraqitur nga prokurorët serb për krime lufte. Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve para dhe pas luftës. Delegacioni shqiptar atëherë këtu i pranishëm, nuk e pengoi këtë edhe megjithëse nuk pati asnjë provë nga ato që autorët pretendonin se kishin përfituar gjatë hetimit, u miratuan fjalë për fjalë”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që këto pretendime të dyshimta të ndalën. “Ndaluni këto pretendime janë mjaft të dyshimta, shtëpia e verdhë fantazmë e gjeti rrugën deri këtu”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Pse gjermanët po bëjnë më pak fluturime brenda vendit?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *