Fjalimi i fortë që mbajti kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike.

Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Europiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë, tha se të tillë fjalim nuk e ka dëgjuar që prej 15 vitesh që ajo është pjesë e Këshillit të Europës. I menjëhershëm qe edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se anjë fjalë nuk do të hiqte nga ato që tha dhe se është gati për debat.

”Kolegia serbe e tronditur? Sigurisht që e kuptoj. Serbisë do t’i duhet kohë. Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë, ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se unë jam agjent serb, por jam krenar që i shërbej të vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem”.

Lexo po ashtu:  Enver Hoxhaj kopjon keq Vuçiqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *