Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, i dorëzoi sot Zv.kryeministres Belinda Balluku progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një konferencë të përbashkët me Belinda Ballukun, ambasadorja renditi pikat kryesore të raportit për Shqipërinë.
Ajo pohoi se vendi ynë ka bërë ecuri pozitive për sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë BE-ja shprehet e shqetësuar për lirinë e fjalës në Shqipëri, pasi ambasadorja tha se raporti ngre shqetësim për lirinë e fjalës dhe se pavarësia e medias pengohet nga bizneset politike.




