Gëzim Mekuli

Shumëftyrëshmëria magbethiane e Francës tregon dhe po dëshmon se cështja shqiptare është e pazgjidhur; është e pazgjidhur si politikë, e jo si histori e si arkeologji. Është kombi i vetëm europian, që edhe sot mbetet i ndarë në 5 shtete, i grimcuar, i kolonizuar, i vjedhur e i poshtëruar, herë nga të huajt, e herë-herë nga tanët.

Të nderuar shqiptarë në Prishtinë, në Shkup, në Luginë, Ulqin e në Tiranë,
Ju duhet të zgjoheni nga dopingimi i “demokracisë” parisiane e nga mediat-droguese shqipe. Sa më herët të kthjelleni, aq më mirë do ti keni punët.

Pse e them këtë e pse mendoj kështu?
Poshtërimi dhe tallja me Vizat turistike, është treguesi më kokëfortë se vetëm Bashkimi i kombit shqiptar në një shtet demokratik, me të drejta të plota për pakicat brenda këij shteti, do të jetë grushti që do i ipej byrokracisë prosllave “parisiene”.

Ja, janë vetëm dy elemente, janë pra vetëm ‘Vizat’ për Kosovën, dhe lakmia 25 vjeçare për luksin nga gazi-nafta e Putinit në Europë, që na i hapi sytë e na kthjelli se sa i tmershëm, sa i dëmshëm e sa vrasëse është monopolizimi i demokracisë, sa robnuese është grabitja e fjalës së lirë, sa gjakderdhese është monopolizimi i medias dhe kontrollimi i lajmit nga “kombet elite”, e sa varfëruese është grumbullimi i ekonomisë në duar të ca oligarkëve.

Lexo po ashtu:  DW/ EKSPERTI AMERIKAN PËR BALLKANIN ME TON KRITIK - “Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës”

Të dashur lexues,
Demokracia sot u pushkatua në vendlindjen e sajë; Ajo u plagos e vdiq në Paris!
Parisi, kjo mekë e qytëtërimit ka dekada që është shndëruar në dekadencë dhe në ikonë të jovlerave. Parisi i Hygosë e i Volterit po i vjedhë oksigjenin publik shqiptarëve europian; Vrasje kolektive psikologjike është kjo. Përqeshje poshtëruese është kjo. O përjashtim e përdhunim është kjo!

Krejt për n’fund, të dashtun lexues të mi: Nuk i lëshohet tokë çetnikëve t’Beogradit as për Viza turistike 90 ditore, e as për hatër t’Parisit, as për hatër t’Beogradit e as për hatër të Putinit.

Parisi, kjo thembër e Akilit e demokracisë bashkëkohore europiane dhe taksirati i kombit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *