Shumë vajza ndjejnë një gungë të fortë, ose të fryrë në gjoks disa ditëpara ciklit… Atë gjë ndjeva dhe unë gjatë kohës që po bëja një dush një ditë në muajin janar para tre vitesh.

Unë isha 22 vjeç dhe isha gati për t’u diplomuar  në degën psikologji mjeko-ligjore ! Gjatë asaj kohe mbaj që kisha fituar pak peshë dhe ndihesha e lodhur, por nuk mora asnjë shenjë seriozisht derisa në qershor ndjeva prap një gungë në gjoks! Atë kohë pyeta mamanë ta shihte dhe të më thoshte se çfarë mund të ishte ajo ! Mesa duket ishte aq shqetësuese saqë ajo këmbënguli që unë të vizitohesha menjëherë.

Pas gjashtë muajsh kur unë kisha vërejtur masën për herë të parë, ajo ishte rritur në madhësinë e një topi golfi të ndarë përgjysmë. Pas ekzaminimeve dhe ekove , ndalesa ime e ardhshme ishte onkologjia ku mjekët më injektonin gjilpëra të gjata sa pëllëmba e dorës sime në gjoksin tim të djathtë.

Në gusht, pas 8 muajsh, testet konfirmuan se vuaja nga kanceri i gjirit të fazës së parë, që ende nuk ishte  përhapur dhe është përgjithësisht i shërueshëm.

Supozohej që pas operimit të sy gjokseve dhe 8 kimioterapive, trupi im do të ishte pastruar nga ato qeliza të këqija. Plani ishte agresiv, ashtu si sëmundja ime.

Lexo po ashtu:  Si ta kuptoni se dashuria ka mbaruar?

POR pas dy javësh pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale për të implantuar diçka në gjoksin tim, kanceri përparoi në fazën 3, që do të thotë se u përhap në nyjet limfatike. Kjo nuk i çuditi mjekët e mi, të cilët tashmë e dinin se hormonet e mia po ushqeheni qelizat kancerogjene. Ndërsa ata dëshironin të përshpejtonin trajtimin tim, ne duhet të prisnim që plaga ime të shërohej.

Katër kemoterapite testuan seriozisht vendosmërinë time. Flokët e mia të gjata deri te beli ranë të gjitha, vetullat dhe qerpiket po ashtu,  kockat më dhimbnin dhe në atë kohë vërtetë mendoja se do të ndahesha nga kjo jetë dhe kishte netë që ëndërroja që vdekja të ishte e shpejtë dhe pa dhimbje.

Ishte e vështirë ta shihja veten më paruke, lëkurën e bardhë si bora dhe pse jetoja në Florida dhe nuk i duroja dot njerëzit që më shihnin ngultas. Të gjithëve i kam bërtitur “Kam kancer, boll më patë” Unë kurrë nuk e prisja që bota të ishte kaq mizore – përfshirë edhe veten.

Steroidet më kishin bërë të fitoja 20 kilogramë.Gjithëkush përpiqej të më bindte se unë isha prap ajo vajza e bukur si dikur, përfshirë edhe të dashurin tim, por e kishin të kotë, unë kisha ndryshuar.

Lexo po ashtu:  Biri im i dashur…

Isha një vajza pa gjinj, flokë, qerpikë, vetulla, e fryrë si një tullumbac. Megjithatë do ja të jetoja.

Pas një viti isha një 23-vjeçare me tuba në të gjithë trupin që as në tualet nuk mund të shkonte dot. Operacionet që zgjasnin mbi tetë orë, trajtimet e gjithçka tjetër ishte rraskapitëse, por të gjithë po luftonin që unë të isha në këtë jetë.  POR drita në fund të tunelit nuk po dukej. Sëmundja ime ende po përhapej dhe unë nuk mund të ndihesha më e humbur.

Në fund të shkurtit, një vit pasi unë kisha ndjerë gungën në gjoks për herë të parë, Zoti më detyroi të përballesha edhe me një sëmundje tjetër. Gjithçka filloi me zbutjen e lëkurës dhe njollosjen e saj në ngjyrë të purpurt.

E mendoja si një shenjë për ringjalljen e indeve derisa fillova të kisha ethe dhe të dridhura. Gjatë disa ditëve, gjendja ime u përkeqësua. Mendova se ishin efektet anësore të trajtimeve të kancerit të gjirit, derisa një mjek mbushi një gjilpërë me një lëng jeshil nga trupi im aq sa për të mbushur dy shishka.

Lexo po ashtu:  "Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim." - 51 thënie motivuese për suksesin!

Isha prekur nga një infeksion potencialisht vdekjeprurës shkaktuar nga bakteri stafilokok. Një tjetër infeksion do të më bënte edhe më të dobët për të luftuar sëmundjen. POR duhet të kaloja edhe më shumë në këtë jetë, për t’i vërtetuar forcës së mbinatyrshme (qoftë Zoti apo jo) që unë doja të jetoja akoma. Në nëntor  u diagnostikova me kancer tiroide. (Ndonëse nuk rrjedh nga kanceri i gjirit, të dyja mund të lidhen.) Isha gati për ta luftuar atë – asgjë nuk mund të krahasohej me atë që kisha kaluar deri në atë kohë – por pyesja veten se çfarë ishte rezervuar tjetër për mua.

Kisha prindërit, të dashurin pranë, vetëm vetja më dukej sikur po më linte.  Kisha tre vite që luftoja dy lloje kanceri. Isha 25 vjeç dhe doja të kisha një jetë ! Mos të isha një paciente gjithë jetën.  POR e doja jetën ! Gjërat nuk janë dhe kurrë nuk do të jenë ashtu si ne duam,  por jam mirënjohëse që mbijetova. Çdo shenjë në trupin tim më kujton se sa e fortë jam! Cosmopolitan/  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *