Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, tashmë gjendet në Tel Aviv bashkë me delegacionin shqiptarë ku edhe ka mbajtur provën e parë për edicionin e 64 të “Eurovisionit”.

Tashmë është publikuar edhe një pjesë nga prova e parë e Jonidës në skenën e Eurovisionit, ndërsa do të mbajë disa prova të tjera deri në natën e 16 majit, kur do të prezantohet para publikut evropian.

Deri më tani vlerësimet për këngën shqiptare janë pozitive, ku në faqen më të madhe të lajmeve rreth Eurovisionit “Wiwibloggs”, kënga “Ktheju Tokës” është radhitur e dyta si favorite për të fituar, menjëherë pas Holandës e cila kryeson sondazhin. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Jam i lumtur që do të vdes në një apartament dhomë e kuzhinë, nuk e shita veten për pasuri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *