Apostulli i tolerancës, princi i iluminizmit, u la brezave pasues një vepër të madhe: nga teatri në vargje deri te traktatet dhe tregimet filozofike, duke mbajtur firmën e betejave të tij për triumfin e arsyes kundër fanatizmit. Mbrojtës i tolerancës dhe kundër “tiranëve të mendjes”, Volteri lutet, në formën e një dialogu fiktiv, për miratimin e gjithë opinioneve dhe sjelljeve. Përndryshe është rasë e obskurantizmit dhe mbretërimit, i detyruar apo i dëshiruar, të galerave. Gjatë Revolucionit Francez qytetarët e kujtonin më së miri, pasi ishte pikërisht ai që e përgatiti kombin për liri. Natyra e paepur dhe mendja e guximshme e inkurajuan të përfshihej në debate serioze shkencore dhe filozofike me njerëz të shumtë me autoritet të jashtëzakonshëm.

Në një nga kryeveprat e tij, ky gjeni thumbues tallej edhe me heroinën kombëtare franceze, Zhanë d’Arkë, pa folur pastaj për monarkët dhe fisnikët bashkohorë. Volteri i drejtoi një nga epigramet e tij, Filipit I, Duka i Orleanit dhe vajzës së tij, Dukeshës së Berrit. Në të vërtetë, ky ishte një hap tejet i rrezikshëm, madje i pamatur, pasi Filipi i Orleanit në atë kohë ishte regjent i Fronit Francez. Në epigram, autori guxoi të aludonte, duke thënë në mënyrë metaforike se regjenti kishte ndjerë për vajzën e tij, ato lloj ndjenjash që nuk ishin të natyrës prindërore. Fenomene të tilla ishin mjaft të zakonshme në Shtëpinë Mbretërore të Francës, gjithsesi nuk mund të vërtetojmë vërtetësinë e pohimit të Volterit. Gjithsesi, menjëherë pasi lexoi këtë epigram thumbues, Pilipi dha urdhër që autori të dërgohej në Bastijë.

Lexo po ashtu:  Përgjigje pyetjes së Pr. Dr. Elmas Lecit

Pak kohë para se Volteri të burgosej, ai pati një bisedë private me Filipin, me këtë përmbajtje:

– I nderuar, zoti Avouet! Do të doja t’ju tregoja diçka, që nuk e keni parë kurrë më parë!

– Ç’është kjo, Lartësia Juaj?

– Është Bastija!

– Lartësia Juaj, po më duket Bastilja, sikur tashmë të kisha qenë atje, – Volteri nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të bërë një vërejtje ironike.

Sado e çuditshme, burgimi i bëri mirë shkrimtarit. Volteri rilexoi veprat e Homerit dhe veprat e Virgjilit dhe vendosi të shkruante një lloj poeme, që do të dukej si poezi e klasikëve antikë. Rezultati i veprave ishte tragjedia “Edipi” dhe poema “Henriada”. Këto poema u renditën ndër veprat më të mira të krijimtarisë së Volterit. Fill pas këtyre veprave, Volteri u lirua nga burgu falë ndihmës së miqve të tij. Disa javë më vonë, ai mori pjesë në premierën e “Edipit”, në një nga teatrot e kryeqytetit. Shfaqja dhe autori dukej se patën një sukses madhështor. Edhe Filipi, Duka i Orleanit, i cili ishte i pranishëm në shfaqje, u bë kaq sentimental, sa i caktoi një bursë Volterit (dhe jo të vogël – dy mijë livra) dhe, më pas, lejoi që autori t’i kushtonte veprën gruas së tij.

Lexo po ashtu:  DW: Sa zgjat procesi për njohjen e patentave, kërkesa që refuzoi Gjermania

Volteri dhe Lartësia e Tij, patën një bisedë mjaft qesharake këtë herë:

– Pra, ju pëlqeu të shkruanit në Bastijë? A ishin kushtet e përshtatshme? – e pyeti regjenti hidhur.

– Oh, faleminderit shumë, Lartësia juaj, për shqetësimin dhe kujdesin. Por, mendoj se në të ardhmen nuk duhet ta sëkëlldisni veten në kërkim të një apartamenti për mua. Kudo mund të shkruash!

Një nga kryeveprat e Volterit “Traktati mbi tolerancën”, befas u shndërrua në simbol i lirisë së shprehjes kundër obskurantizmit dhe dogmatizmit fetar. Dramaturg, filozof, eseist, njeri i letrave me një penë të gjallë e të mprehtë, njohës i salloneve letrare, si dhe mbrojtës i kauzave të drejta… Ai që Roland Barthes e quajti “i fundit i shkrimtarëve të lumtur”, duke iu referuar ironisë së tij të mprehtë, mishëron frymën e Iluminizmit që shpërtheu në Evropën e shekullit të 18-të. Në 1778, i dobësuar nga mosha dhe sëmundja, Volteri u kthye në Paris për premierën e tragjedisë së tij të fundit, “Irena”. Vdiq në Ferney, në moshën 84-vjeçare. Përtej dënimit të veprave të tij, siç urdhëron Kisha, Volteri deklaron se vdes “duke adhuruar Zotin, duke dashur miqtë e mi, duke mos urryer armiqtë dhe duke neveritur bestytnitë ”.

Lexo po ashtu:  Osmani fton qytetarët të bëhen pjesë e fushatës për Ditën e Pastrimit të Botës: Shëndeti ynë është i lidhur me natyrën (VIDEO)

“Miqësia është martesa e shpirtit dhe, për këtë martesë, ia vlen shkurorëzimi. Është një kontratë e heshtur mes dy njerëzve të ndjeshëm dhe të virtytshëm. Them i ndjeshëm, sepse një murg, një i vetmuar, mund të mos jetë i keq dhe të jetojë pa njohur miqësinë. Them i virtytshëm, sepse të ligjtë kanë vetëm bashkëpunëtorë; qejflinjtë vetëm shoqërues dëfrimi; të pangopurit, partnerë; politikanët bashkojnë përkrahësit; njerëzit dembelë kanë të njohur, princat, oborrtarë; burrat e virtytshëm janë të vetmit që kanë miq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *