Artistja shqiptare nga Kosova, Albana Ejupi së fundmi ka bërë të ditur se piktura e portretit të Ministrit të Drejtësisë, Dr.Moser ka zënë vend në muret e Ministrisë së Drejtësisë në Vjenë.
Nëpërmjet një postimi, Ejupi ka falënderuar ministrin për besimin që i është dhënë.
“E nderuar që piktura e portretit të Ministrit të Drejtësisë Dr. Moser, zuri vend sot në muret e Ministrisë së Drejtësisë në Vjenë. T’falenderoj për besimin”, ka shkruar ajo.