Të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me një vit burgim ish-ministrin serb, Ivan Todosijeviq për shkak të veprës penale nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar.

Todosijeviq më 24 mars të vitit 2019 në Zveçan, kishte deklaruar se Masakra e Reçakut ishte shpikur dhe e përdorur si arsye për bombardimet, derisa po merrte pjesë në përkujtimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

Kundër dënimi të Todosijeviq është deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq. Shefi i diplomacisë serbe konsideron se aktgjykimi Todosijeviq është një turp dhe një farsë gjyqësore e cila sipas tij, tregon se sa e rëndë është mungesa e shprehjes së lirë së serbëve në Kosovë.

Selakoviq e ka mbështetur hapur deklaratën skandaloze të Todosijeviq duke e përsëritur se “Masakra e Reçakut është trillim i krijuar nga shqiptarët dhe i përkrahur nga ndërkombëtarët. Ky është mashtrimi më i zakonshëm dhe pretekst i inskenuar për agresionin e paligjshëm të NATO-s kundër Serbisë”.

Ministri serb theksoi se do të marrin masa kundrejt Kosovës dhe se populli serb nuk do të kalojë leht “persekutimin e një njeriu të ndershëm”.

Lexo po ashtu:  Konjufca: Avdullah Hoti mendoi se i fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *