A e keni pasur ndonjëherë atë ndjenjën kur përgjatë kohës sa keni qenë duke e dëgjuar ndonjë muzik të mirë, u janë ngritur të gjitha qimet e trupit?

Autori i këtij shkrimi thotë se i kujohet personalisht kur i janë shkaktuar të rrënqethura në momentin që e ka dëgjuar këngën “”Whole Lotta Love” nga Led Zeppelin, përgjatë kohës kohës sa udhëtonte me autobus urban, në kohën kur i kishte 16 vjeç.

Matthew Sachs, një i diplomuar në Universitetin e Hardvardit , vitin e kaluar i ka studjuar individët të cilët përjetojnë të rrenqethura dhe të dridhura nga muzika, për të parë nga çka shkaktohet kjo ndjenjë.

Studimi është bërë me njëzet student, dhjetë prej të cilëve e kanë pranuar se kanë provuar ndjenjën e lartëpërmendur në lidhje me muzikën, ndërsa dhjetë të tjerët kanë thënë se s’kanë përjetuar asgjë. Të gjithëve në fund u është bërë skanimi i trurit.

Nga kjo ai ka zbuluar se ata që kanë arritur të kenë lidhje fizike dhe emocionale me muzikën, në fakt kanë strukturë tjetër nga ata që nuk e kanë këtë lidhje.

Lexo po ashtu:  "Kur kërcasin armët, ligjet qepin gojën." - Thënjet më të mira për drejtësinë...

Studimi ka treguar se ata kanë qenë më të prirur për të pasur volum më të dendur të fibrave të cilat e lidhin lëvozhgën ndëgjuese me zonat të cilat i përpunojnë emocionet, që nënkupton se këto dyja mund të komunikojnë më mirë.

Të gjeturat e këtij studiuesi janë publikuar në “Oxford Academy” dhe është cituar nga Neuroshkenca duke thënë:

“ Ideja ishte që më shumë fibra dhe efiçencë më e shtuar mes këtyre dy rajoneve nënkupton përpunim me efikas mes tyre.”

Kjo do të thotë se nëse muzika ju shkakton të rrenqethura dhe të dridhura, ju me shumë gjasë keni emocione më të forta dhe më të gjalla.

Edhe pse ky studim ishte bërë me një numër të vogël të personave, Mattheë Sachs është duke bërë edhe disa studime të mëtejme, të cilat do të shikojnë në aktivitetet e trurit gjatë kohës kur ai është duke dëgjuar muzikë.

Duke e bërë këtë ai po shpreson ta mësoj se çfarë i shkakton këto emocione dhe të cilat pastaj mund ti përdor për shërimin e çrregullimeve psiqike.

Lexo po ashtu:  “Dashuria nuk i bën dëm askujt”. Kjo histori do t’ju prekë shumë

“Depresioni e shkakton një paaftësi për ta provuar kënaqësinë e jetës së përditshme.

Ju do të mund ta përdornit muzikën me një terapeut për ti eksploruar ndjenjat.” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *