“Është e gjitha tek gjenet”, thonë studiuesit. Bebet përgjithësisht i trashëgojnë tiparet e prindërve të tyre përmes gjeneve të tyre. Por nënat kanë një lidhje të pakrahasueshme me foshnjat e tyre, duke pasur parasysh faktin se foshnjat kalojnë shumë kohë më tepër me nënat e tyre duke filluar që nga shtatzënia e deri në fëmijërinë e hershme. Ju me siguri që krenoheni sa herë kur dikush gjykon ngjashmëritë e fëmijës suaj me ju, qofshin këto tiparet e fytyrës apo ato fizike, mënyra se si flet apo zakonet e veprimeve të tij.

Ne ju tregojmë më poshtë disa nga zakonet që foshnja juaj i trashëgon nga nëna:

Koha e zgjimit. Bebet tentojnë të zgjohen në të njëjtën kohë me nënat e tyre. Ata në thelb e dinë se kur nëna e tyre zgjohet. Orari i gjumit të foshnjave është mësuar që në bark por ngjashmëria me ju varet edhe nga faktorë të tjerë. Për shembull nëse ju flini në të njëjtin orar me bebin, me shumë gjasa ai do të zgjohet në kohën që zgjoheni ju.
Dush çdo ditë. Shkenca sugjeron që foshnjat e vogla mund të lahen rreth tri herë në javë dhe jo më shumë. Por nëse ju mendoni se foshnjat duhet të lahen çdo ditë dhe e bëni këtë, atëherë fëmija juaj do të dojë të bëjë banjë çdo ditë. Madje ju nuk do të keni nevojë që ta merrni me të mirë deri tek dushi pasi ai do të vijë vetë dhe do t’ju kërkojë që ta bëni të pastër.
Të qenurit organizues i gjithçkaje. Ju mund të mendoni se fëmija juaj do të ketë nevojë për trajnim për të organizuar gjërat në shtëpi. Mirëpo fëmija juaj vëzhgon çdo gjë përreth.  Nëse i keni mbledhur gjërat që ai kishte shpërndarë mbi dysheme, dhe i keni kthyer ato në vendin ku duheshin, fëmija juaj e di instinktivisht se gjërat duhet të jenë në rregull dhe në vendin e duhur. Nuk është vetëm kjo. Nëse jeni një nga ato mamatë që mbajnë shënim çdo gjë në mënyrë të organizuar, fëmija juaj sigurisht që do t’ju kopjojë.
Komunikimi me njerëzit: Eshtë e panevojshme të thuhet, fëmija juaj do të trashëgojë të gjitha shprehjet që përdorni, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët tuaja. Përveç kësaj, fëmija juaj do të mësojë të përgjigjet në telefon njëlloj si ju.

Lexo po ashtu:  Pesë leksione shumë të vlefshme për jetën, nga filozofët e Greqisë së Lashtë


Sjellja në tryezë. Mos mendoni se fëmija juaj nuk e kupton sjelljen që nevojitet në tryezë, vetëm sepse ai qëndron në karrigen e foshnjës kur ju drekoni. Fëmija juaj ju shikon dhe do t’ju imitojë sapo të fillojë të hajë ushqim më vete. Është  diçka që kalon natyrshëm tek fëmija juaj!
Reflektimi i vlerave. Nëse bëni një lutje falenderimi kur zgjoheni apo para se të flini në darkë ose zakone të tjera si këto, pa shumë mundim ato do t’ia transmetoni edhe fëmijës suaj. Sigurisht, këto vlera ndryshojnë nga një familje në tjetrën dhe parametrat që përcaktojnë këto zakone ndryshojnë gjithashtu. Por, duke reflektuar vlerat universale të tilla si ndjenja themelore qytetare, të qenurit njeri i sjellshëm dhe mikpritës, ja kalon fëmijës që kur është i vogël.
Të qënurit i përpiktë. Përpikmëria është një gjë që mungon tek shumica e njerëzve. Nëse je një nënë që pret që fëmija të jetë i përpiktë, duhet të siguroheni që të kultivoni përpikmërinë edhe nëse vetë nuk jeni të tillë. Filloni me planifikimin e një rutine për fëmijën tuaj duke bërë kështu hapin e parë drejt fillimit të saj. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!” - Fjalët më të madhërishme për nënën...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *