Nëse kafja dhe birra janë shumë të pëlqyera, kjo nuk është çështje e shijes, por e ndjenjave.

”Ato nuk janë preferenca që varen nga variacionet në gjenet që kontrollojnë shijen, por në vetitë psikoaktive të pijeve”, sipas një studimi të kryer nga universiteti i Northwesternit dhe botuar në revistën ”Human Molecular Genetics”.

“Gjenetika në bazë të preferencave tona është e lidhur me komponentët psikoaktivë të këtyre pijeve. Njerëzit pëlqejnë mënyrën në të cilën alkooli i bën të ndjehen mirë, prandaj pinë, jo për shkak të shijes së tyre”, shpjegon koordinatorja e studimit, Marylin Cornelis.

Konsumimi i sheqerit stimulon lirimin e neurotransmetuesve që nxisin dopaminën dhe gjithashtu ka një efekt në lehtësimin e dhimbjes, si për shembull kafeina, që është një nxitëse që ju bën më të vëmendshëm, por edhe më nervozë, përcjell atsh.

”Në këtë studim u përfshinë 336 000 persona”, sipas studiuesve.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  ‘Po bëjnë festë për vdekjen e serbëve’, mediat serbe komentojnë postimin e Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *