Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë vendosur gërmat në fasadën e godinës.

Rudi Erebara ishte ai që i rivendosi shkronjat në fasadë, ndërsa u shpreh se “e bëri këtë gjë pasi i vijnë për duarsh” duke theksuar se “ato në të vërtetë janë vendosur nga qytetarët”.

“Gërmat i ka vendosur populli, unë i vendosa aty. Kjo është një luftë që sapo ka filluar dhe ne do ta fitojmë. Rama Ik, bashkë me Erionin dhe gjithë këlyshët e tjerë. Unë e kisha kënaqësinë më të madhe t’i vendosja gërmat edhe sepse më vijnë për duarsh”, u shpreh shkrimtari dhe përkthyesi i njohur.

Ndërsa pedagogu Ervin Goci deklaroi: “Nuk jam më protestues por pjesë e Teatrit. Do ta mbrojmë me turne dhe të guxojë njeri që të vendos dorë mbi Teatrin. Këto germa janë të shenjta, prandaj edhe ishim të vendosur për t’i rivendosur. Ndaj kanë ardhur shumë njerëz për të na mbështetur për shkak të simbolikës dhe frymëzimit që ka. Ata duhet të dinë se nëse prekin këtë godinë kanë popullin kundër dhe nëse e dinë se kanë popullin kundër, të guxojnë t’i prekin!”

Lexo po ashtu:  “Mezi pres me ju pa në 28 nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”

Kujtojmë që në datën 26 prill Teatrit Kombëtar iu hoqën germat në mënyrë të befasishme. Artistë dhe dashamirës të institucionet e dënuan aktin, duke i bërë thirrje instancave përkatëse që të merrnin përgjegjësi.

Intelektualë të njohur ngritën zërin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, si; Flutura Açka, Aurel Plasari, Edmond Tupe, Ardian Vehbiu, Edmond Budina, Maks Velo etj.  Si dhe artistë si Alert Çeloalija, Neritan Liçaj, regjisorët Kastriot Çipi dhe Robert Budina, pedagogu i gazetarisë Ervin Goci, etj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpreh vendosmërinë për mbrojtjen deri në fund të godinës së Teatrit Kombëtar. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *