Qasja e LG-së në trendin e telefonave të palosshëm është pak më ndryshe nga ajo që ju do të prisni kur të shihni Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.

Në thelb është një ekran i dytë për V50 ThinQ, telefoni 5G i LG-së.

Të gjithë e duan ofertën më të mirë nga Auto Mita, rikthehet 5-shja perfekte më e fortë se kurrë!

Pajisja ka dy ekrane të veçanta në një trup të vetëm. LG ka konfirmuar në MWC 2019 se nuk do të jetë e mundur për të sjellur ekran të plotë në të dy panelet kështu që secili do të përdoret si një ekran i veçantë.

Sidoqoftë, do të jetë e dobishme në disa raste; lojërat janë një shembull kryesor. LG ka bërë një aplikacion, Game Pad, që mund të përdoret për ta kthyer ekranin në kontrolluesin e lojës, ndërsa paneli i dytë përdoret për ekran të lojës aktuale.

Raporti i Koresë së Jugut përmend se kompania do të fillojë shitjen e kësaj pajisje më 10 maj. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  ADMOVERE: Seksizmi nuk kalon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *