Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka dhënë disa ditë më parë një intervistë për revistën “Cord”. Përmes saj, Vilan ka dhënë disa komente mbi njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe ndikimi që kjo ka në marrëdhëniet dypalëshe.

I pyetur mbi këtë temë, Vilan ka bërë një dalje ironike nga situata kur ka deklaruar se: Pasoja imediate e njohjes së Kosovës ishte se ajo nuk është më nën juridiksionin tim

Për më tej, Vilan ka bërë këtë shënim:

Izraeli nuk ishte palë në marrëveshjet e Uashingtonit, që u firmosën më vete mes Serbisë dhe ShBA dhe mes Kosovës dhe ShBA. Ndaj nuk jam ndoshta interlokutori i duhur për pyetjen se çfarë është zbatuar ose jo nga ato marrëveshje…

Ne ishim të lumtur që premtimi për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem nga ana e Serbisë siç u përfshi në marrëveshjet në fjalë dhe nëse kjo në fakt do të kishte ndodhur nuk kam dyshim se do të kishte çuar në një përmirësim të ndjeshëm në relacionet tona…

Thënë kjo nëse më pyesni se çfarë arritëm nga pikëvështrimi ynë, Kosova përmbushi pjesën e vet të marrëveshjes që lidhej me ne, hapi ambasadën në kryeqytetin tonë Jeruzalem, në këmbim ne e njohëm, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Kroacia i shpallë luftë Krimit: Arrestohen politikanë, deputetë e biznesmenë

Vilan ka shtuar se Izraeli i kushton rëndësi të madhe shqetësimeve dhe ndjeshmërive të Serbisë, mike siç e quajti ai, dhe për ta mbështetur këtë ambasadori ka sjellë në mbështetje faktin se: për 12 vjet ne nuk e njohëm Kosovën pavarësisht presionit thelbësor të aleatëve tanë më të mirë.

Në këtë kuadër, marrëveshjet e Uashingtonit meritojnë të vlerësohen si një kontribut për Kosovën, megjithë rezervat e mëdha që ka për figurën e Donald Trump që edhe i imponoi ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *